Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në seancën plenare në Parlament komentuar aksionin e policisë gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Lleshaj gjithashtu theksoi se Policia e Shtetit u thirr në përmbushje të detyrimit ligjor, ndërsa shtoi se detyrë e policisë nuk është të bëjë ligjet, por ti zbatojë ato.
Gjatë fjalës së tij Lleshaj u shpreh: Për të gjitha ata që u shqetësuan në 17 maj , nuk kam ndërmend që në këtë interpelancë të harxhoj kohë më çështje që kanë të bëjnë me arkitekturën. Policia e Shtetit nuk shkoi me iniciativën e saj në 17 maj në mjediset e teatrit, por u thirr në përmbushje të detyrimit ligjor.
Policia ka detyrë të përgjigjet nga thirrje që vijnë nga kushdo qoftë. Ajo nuk shkoi si palë. Ata hipokritët që kanë shqetësim për përfshirjen e policisë duhet të dinë se policia nuk ka luksin të bëjë ligjet, por ka detyrën ti zbatojë ato. Në thelb ligji e detyron policinë të përgjigjet nga kërkesat e çdo pronari në rast e prona është zaptuar në mënyrë të paligjshme.
Policia ka shkuar e thirrur nga autoriteti pronar, pasi një grup personash që nuk kishin asnjë tagër ligjor mbi godinën e mbajtën pezull për 27 muaj.
Çfarë alternativash kishte policia me 17 maj? Dy, ose të shkonte dhe t’i përgjigjej kërkesës së Bashkisë për mbështetje ose ta refuzonte. Ose të zbatonte një detyrim ligjor ose jo. Policia zgjodhi të zbatonte detyrimin ligjor.
Thirrje për të hedhur kapelet dëshmojnë sesa larg jemi ne me parimet e funksionet e drejtësisë. Nëse ne do ti krijonim policisë shqiptare luksin që të vendoste vetë për zbatimin e ligjeve do të prodhonte rrezik. Pas 30 vitesh besoj ka ardhur koha të zbatojmë disa parime elementare.