Lleshaj apel: Lumenjtë nuk do të jenë kanale ujërash të zeza, abuzuesit do përballen me ligjin

schedule10:18 - 29 Maj, 2020

schedule 10:18 - 29 Maj, 2020

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehur se krimet kundër mjedisit janë ndër më të rrezikshmit për shoqërinë.

Lleshaj përmes një postimi në rrjetin social facebook shkruan se operacione të ndryshme në shkallë vendi janë marrë për të siguruar një ambient sa m ë të pastër.

Ndër të tjera ai shkruan se u ka bërë thirrje të gjithëve që të kuptojnë se derdhja e ujërave të zeza në lumë është e paligjshme.

Postimi i plotë:

Krimet kundër mjedisit janë ndër më të rrezikshmit për shoqërinë sot dhe nesër.

Policia e Shtetit dhe IKMT, që tashmë veprojnë si një strukturë e integruar, kanë filluar një operacion të gjerë në shkallë vendi kundër krimit mjedisor.

E quaj me shumë rëndësi t’ju bëj thirrje atyre që me apo pa vetëdije shkarkojnë ujëra të zeza në lumë, rezervuar apo det, të kuptojnë që kjo gjë është e palejueshme dhe pasojat ligjore për ta do të jenë shumë të rënda: gjobë nga IKMT dhe kallëzim penal nga Policia e Shtetit.

E njëjta gjë vlen për ata që shkarkojnë inerte dhe mbetje të tjera në mjedis apo në lumentë e vendit.

Puna për pastrimin e Erzenit ka filluar dhe po jep rezultate. E njëjta përpjekje do të fillojë me Drinin në Lezhë, për të vijuar në të gjithë lumenjte e vendit.

Lumenjtë e vendit nuk mund të jenë kanale ujërash të zeza.

Ftoj të gjithë qytetarët, subjektet ekonomike, shoqërinë civile dhe autoritetet vendore, që të bëhen pjesë aktive e këtij operacioni, së pari duke pushuar ndotjen që shkaktojnë vete dhe së dyti duke bashkëpunuar me PSH dhe IKMT!

Plehu është një ndër rreziqet kryesore të Shqipërisë dhe përballë këtij rreziku ajo duhet mbrojtur nga të gjithë ne. /abcnews.al

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/304536543881534/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!