Llalla tërhiqet, mbetet dënimi/ Ish prokurori, i dënuar për mosdeklarim dhe fshehje pasurie

schedule12:08 - 6 Prill, 2025

schedule 12:08 - 6 Prill, 2025

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla eshte terhequr nga rekursi në gjykatën e lartë, mbetet automatikisht në fuqi dënimi i tij me 2 vite burg.

Llalla dhe avokatët e tij kishin kundërshtuar vendimin e apelit të GJKKO që la në fuqi shpalljen e tij fajtor për mosdeklarim e fshehje pasurie në disa raste.

Llallës i janë konsifkuar disa pasuri, ndër to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke në periferi të Tiranës.

Ish-kryeprokurori ështe strehuar në Itali, ku i është bllokuar pasaporta ndërsa më herët gjykata e lartë i refuzoi edhe kërkesën për pezullim të dënimit me burg për shkak të sëmundjes që vuan ish-zyrtari i lartë.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!