“Llahtari, tërmeti më kapi në katin e 5-të”! Studenti shqiptar për Abcnews.al: Jemi si kokrra e mollës

schedule22:50 - 30 Tetor, 2020

schedule 22:50 - 30 Tetor, 2020

Nga Dylber Balla

Ardit Barani është një nga shqiptarët që jeton në Izmir, zona më e goditur nga tërmeti tragjik në Turqi ditën e sotme.

Në një rrëfim për Abcnews.al ai tregon se në momentin që ra tërmeti ishte në katin e pestë. “Isha në shtëpi. Nuk po dija cfarë të bëja, nuk kisha nga ikja se isha në katin e pestë dhe qëndrova. Kur pushuan lëkundjet zbrita nga pallati. Ishte llahtari” tha ai.

Lexo edhe: Shqiptarja flet për Abcnews.al nga Izmiri: Po e kalojmë natën jashtë, kemi frikë nga pasgoditjet

Studenti nga Shkodra tregon se pasi zbriti nga pallati veprimi që bëri ishte telefonimi i familjes. “I mora në telefon dhe u thash jam mirë. Do të dëgjoni që ka rënë një tërmet por jam mirë. Por nuk më besonin. Pasi dëgjuan lajmet më morën sërish dhe nuk po e besonin” tha ai.

Lexo edhe: Shqiptarja për Abcnews.al nga Izmiri: Po nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat

Por si është gjendja e shqiptarëve të tjerë? “Jemi si kokrra e mollës. Të gjithë shokët me të cilët jam këtu, por edhe të tjerët që njoh janë shumë mirë. Nuk ka asnjë të lënduar”.

Lexo edhe: Studenti shqiptar tregon për Abcnews.al momentet e tmerrit në Izmir

Ardit Barani theksoi natën do ta kalojnë në çadër pasi zona e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm ka regjistruar edhe 100 pasgoditje të tjera. “Shteti ka vendosur çadra në parqe, ka ndarë ushqime ushtria dhe këtu do ta kalojmë natën” përfundoi ai.

Lexo edhe: Shqiptarja flet për Abcnews.al nga epiqendra e tërmetit: Tmerr, s’dimë ku do kalojmë natën

 Deri tani në Turqi numri i viktimave ka arritur në 17, ndërsa mbi 600 janë të lënduarit, teksa operacionit e kërkim shpëtimit vijojnë në Izmir./ db/Abcnews.al