Në takimin mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, që u fitua nga të kuqtë 2-1, Juventusi ka dërguar skautë në stadium “Anfield Road”, për të ndjekur tre futbollistë. Siç raportojnë mediet italiane, “Zonja e Vjetër” është e interesuar për Mohammed Salah, Christian Eriksen dhe Heung-Min Son.
Eriksen është në vitin e fundit të kontratës me Tottenham dhe Juventusi mund të sigurojë firmën e tij me parametra zero. Pasi kanë siguruar Emre Can, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey me këtë formulë, Juventus shpreson të nënshkruajë edhe me Eriksen.
Ndërsa Mo Salah, është një mision thuajse i pamundur. Megjithatë, Juventusi shpreson të arrijë te firma e ylli egjiptian, edhe pse tarifa për transferimin e tij mund t’i kalojë 100 milionë eurot. Ndërsa Son, është një objektiv më i lirë për “Zonjën”, në rast se nuk arrijnë te firma e Salah. Mbetet për t’u parë gjatë javëve të ardhshme se si Juventusi do të vendosë./abcnews.al