Liverpul thellon krizën në këtë sezon të futbollit anglez. Pas Premier, skuadra e kuqe u eliminua edhe në Kupën e Ligës, duke I shtuar një tjetër humbje rekordit negative.
Kampionët e Anglisë dështuan në tempullin e tyre “Anfield Road”, duke u mudur 3-0 nga Crystal Palace në sfidën për 1/8 e turneut, ndërsa kjo ishte humbja e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet.
Zhgënjimi i skuadrës së Arne Slot u vendos që në fundin e pjesës së parë, kur miqtë shënuan dy gola në katër minuta. Në të dy rastet ekzekutuesi i të zotëve të shtëpisë ishte Ismaila Sarr.
Pas pushimit, sfida u kthye në një dramë për “The Reds”. Nelo la fushën me karton të kuq në të 79-ën, ndërsa në limitet e kohës së rregullt, Pino shënoi golin e tre për Crystal Palace.
Një tjetër goditje e rëndë kjo për Liverpul që vazhdon krizën, I pafuqishëm për të dalë nga kjo situatë.
Krejt I ndryshëm është diskutimi për “gjigandët” e tjerë të futbollit anglez. Arsenal, Manchester City dhe Chelsea fituan në mënyra të ndryshme sfidat e tyre, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Ligës.
“Topçinjtë” e Londrës konfirmuan formën e shkëlqyer në këtë sezon. Kryesuesit e Premier kaluan pa probleme 2-0 Brighton. Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Nuaneri dhe Bukajo Saka shënuan golat e fitores pas pushimit, duke afruar Arsenal me një tjetër trofe.
Më të vështirë e kishte punën Manchester City, me skuadrën e Guardiola që fitoi me përmbysje 3-1 në fushën e Suonsi. Vendasit shënuan të parët që në minutën e 12-të.
Doku barazoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Marmush dhe Sherki vulosën fitoren dhe biletën e “Cityzens” për në çerekfinalet e turneut. Në fazën tjetër të Kupës së Ligës angleze do të luajnë edhe Chelsea e Njukasëll, që gjithashtu kaluan me sukses sfidat e tyre./abcnews.al

