Liverpool shtyn festën/ “The Reds” fitojnë, por e hapin shampanjën e titullit

schedule12:41 - 21 Prill, 2025

schedule 12:41 - 21 Prill, 2025

Titullin e ka në dorë prej kohësh, por Liverpool duhet të presë edhe një javë për të hapur shampanjën e triumfit,

“The Reds” bën detyrën në javën e 33 të Premier League, duke mundur 1-0 në transfertë Leicester, por fitorja e ndjekësve të Arsenal nuk i lejoi të mbyllnin matematikisht garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit anglez.

Aleksander Arnold shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 76-të, duke I bërë dhuratën e fundit skuadrës së tij përpara se të largohet në merkaton e verës.

Kur mbeten edhe pesë javë deri në fund të sezonit, Liverpul numëron 79 pikë në krye të renditjes, 13 më shumë se Arsenal, që në ndeshjen e tij mundi me lehtësi në transfertë 4-0 Ipëich Toën.

Trosard dhe Martineli vranë garën që në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit sërish sërish sulmuesi belg dhe në fund Nuaneri plotësuan fitoren e londinezëve që shtyjnë festën e titullit për Liverpul.

Një fitore të rëndësishme siguroi Chelsea, që ngjitet në vendin e pestë dhe për momentin ka në dorë biletën e fundit për në Champions sezonin e ardhshëm.

Blutë fituan 2-1 derbin londinez në fushën e Fulham me një përmbysje në pjesën e dytë.

Vendasit mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të Iuobi.

Por në fundin e sfidës, Xhorxh në minutën e 83-të dhe Pedro Neto në shtesë i dhuruan suksesin Chelsea, që ngjitet në kuotën e 57 pikëve.

Krejt I ndryshëm është diskutimi për Manchester United.

Me Europa League si varka e vetme e shpëtimit në këtë sezon, “Djajtë e Kuq” janë dorëzuar krejtësisht në Premier, duke u mundur 1-0 nga Wolwes në tempullin e tyre “Old Trafford”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!