“Të kuqtë” e Liverpool kanë filluar të bëjnë gati transferimet e parë për merkaton e verës, ku padyshim fokusi primar i skuadrës së Jurgen Klopp do të jetë rifreskimi i mesfushës së “plakur”, me Henderson, Thiago e Fabinho që nuk pritet të jenë më zgjedhja e parë e teknikut gjerman.
Kështu, pas nisjes së bisedimeve me talentin hollandez të Bayern Munich, Ryan Gravenberch, “gjigandët” e Premier League janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurosh për mesfushorin e Sporting, Manuel Ugarte.
Sipas raportimeve të mediave britanike, uruguajani pëlqehet shumë nga tekniku Klopp, me 22-vjeçarin që mund të japë shumë në vijën e fundit të mesfushës, si dhe është mjaft i aftë në krijim e aksioneve, gjë të cilën e ka vërtetuar në 45 paraqitjet e tij për Sporting këtë sezon. /i.m /abcnews.al