Liverpool është një nga 12 klubet themeluese të Super League dhe kjo bie ndesh me deklaratën e trajnerit të tyre dy vite më parë. Në një intervistë për “Kicker”, Jurgen Klopp e pranonte se ishte plotësisht kundër kësaj ideje dhe shpresonte se Super League të mos ndodhë kurrë, por tashmë klubi që ai drejton është një nga ata që kanë hedhur hapin e parë në këtë revolucion të futbollit.
“Shpresoj që kjo Super League të mos ndodhë kurrë. Me mënyrën se si po zhvillohet Champions League futbolli ka një kompeticion të shkëlqyeshëm, madje dhe me Europa Leaguen. Për mua, Champions është aktulisht Super League, në të cilën jo gjithmonë luan kundër të njëjtave skuadrave”, deklaronte gjermani.
“Sigurisht që financiarisht është e rëndësishme, por pse duhet të krijojmë një sistem ku Liverpool përballet me Real Madridin për 10 vite radhazi? Kush dëshiron ta shikojë këtë përballje çdo vit”, është deklarata e Klopp.