Read More…

"/>

Liverpool mund Totenham

schedule14:57 - 1 Prill, 2019

schedule 14:57 - 1 Prill, 2019

Skuadra e Liverpool ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Totenham. Një fitore që i ngjiti “the Reds” në vendin e parë në klasifikimin e Premier League me dy pikë më shumë se Manchester City. Fiton edhe Chelsea me përmbysje ndaj Cardif me rezultatin 2-1.

Liverpool fitoi në limitet e kohës së rregullt ndaj Tottenham dhe merr kryesimin e Premier League-s angleze. The Reds fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 në një sfide mjaft të bukur dhe të luftuar nga të dyja skuadrat. Ishte fillimisht  Firminho që zhbllokoi rezultatin në minutën e 16. Sulmuesi brazilian realizon me kokë pas një asisti perfekt të Robertson.

Një gol që e detyroi Tottenham të hidhej në sulm për të barazuar shifrat. Skuadra e trajnerit Pocetino nuk arriti të ndryshonte fatet e takimit në pjesën e parë, por realizoi në të 70-n minutë me Lucas Moura. Ish-futbollisti i PSG mori një pasim të saktë nga Ericsen duke realizuar qetësisht për sifrat 1-1. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Salah kthen një top në zonë dhe Alderuireld realizon autogol. Një fitore mjaft e rëndësishme për Liverpool që shkëputet me dy pikë nga Manchester City që ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

Chelsea fiton me përmbysje në transfertën e Cardif. Blutë e Londrës fituan me rezultatin 2-1 duke realizuar dy gola në vetëm pak minuta. Në fundin e pjesës së parë, Kamarasa realizoi një supergol duke surprizuar Chelsea-n. Gjithsesi për barazimin e rezultatit mendon Azpilicueta në minutën e 84 duke rihapur sfidën. Në minutën e 90, Çek vendos fatet e takimit duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës së teknikut Sarri që gjithsesi vijon të qëndrojë në vendin e gjashtë./abcnews.al