Liverpool është ndër tre klubet e Premierligës të synuara nga investitorët e Katarit për një blerje të mundshme, sipas Bloomberg.
Katari Sports Investements, i cili aktualisht zotëron PSG-në, po konsideron një blerje ose aksione në Liverpool si dhe Manchester United.
Reds janë nxjerrë në shitje nga FSG, por procesi ka qenë i ngadaltë deri më tani.
Raportohet se ekziston mundësia që shitja e Liverpool të shtyhet deri në fund të sezonit.
QSI ka investuar shumë te PSG dhe i ka ndihmuar ata të nënshkruajnë me disa nga lojtarët më të mirë në botë gjatë dekadës së fundit. /G.D abcnews.al/