Kontrata e Thiago Alcantarës me Bayern Munchen përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, por ai nuk ka ndërmend ta respektojë. Mesfushori spanjoll i ka kërkuar largimin drejtuesve bavarezë dhe e ardhmja e tij quhet Liverpool.
Mediet gjermane dhe angleze, raportojnë se 29-vjeçari ka arritur akordin me kampionët e Premier League, teksa ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Mynih. Tani pritet vetëm marrëveshja zyrtare mes dy klubeve. Bild raporton se Liverpool ka ofruar 20 milion euro, por gjermanët duan dyfishin e kësaj shume.
Edhe pse diferenca nuk është e vogël, palët do ia dalin të gjejnë akordin zyrtar, që do gëzonte shumë Jurgen Klopp. Trajneri gjerman e pëlqen shumë Thiagon dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të mbyllin sa më shpejt transferimin e tij në “Anfield”. /abcnews.al