Jurgen Klopp dëshiron transferimin e një mesfushori për sezonin e ri.
Naby Keita pritet të largohet si lojtar i lirë, por rrugën e tij mund ta ndjekin edhe Thiago me Gabinhon. Tekniku gjerman ka identifikuar mesfushorin italian Locatellin si idealin për të përforcuar repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.
Lojtari italian ka shkëlqyer me Juventusin dhe sot është një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë. 25-vjeçari pëlqehet shumë nga Klopp i cili dëshiron ta ketë liderin e ri në repartin e mesfushës.
Sipas “Calciomercato”, nuk do të jetë aspak e lehtë të transferosh Locatellin, pasi Juventus e vlerëson shumë dhe nuk e dëshiron largimin e tij.
Liverpool pritet që në merkaton e verës të japë një ofertë mbi 60 milionë euro për të provuar vullnetin e Juventus./ h.ll/abcnews.al