Liverpool arrit të mposhte 3-1 Benfican në fazën çerekfinale të Champions League, teksa tashmë e shikojnë vetëm me një “këmbë” në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Një fitore e arritur në transfertë ngroh më shumë Jurgen Klopp, pasi takimi i kthimit do të luhet të martën e ardhshme në “Anfield”, ku pritet që “The Reds” të tregojnë “dhëmbët” ndaj skuadrës portugeze.
Klopp vazhdon ta udhëheqë Liverpoolin drejt rekordesh të reja me një fitore që ka bërë histori. Nën drejtimin e gjermanit, “Te Reds” tani kanë fituar secilën nga tetë ndeshjet e fundit jashtë fushe në të gjitha garat, ecuria e tyre më e gjatë ndonjëherë e tillë. Ata kanë shënuar 16 gola gjatë kësaj ecurie, duke pësuar vetëm dy herë.
Reds kanë fituar gjithashtu pesë ndeshje radhazi jashtë fushe në historinë e tyre të Ligës së Kampionëve dhe Kupës Evropiane për herë të dytë, pasi për herë të fundit duke e kishin bërë këtë në shtator të 1984 nën drejtimin e Joe Fagan.
Ata gjithashtu kanë mposhtur Benficën në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ose Kupës Evropiane për herë të parë që nga tetori 1984, kur fituan gjithashtu 3-1, pasi humbën tre takimet e mëparshme ndaj tyre, pa shënuar asnjë gol.
8 – @LFC have won eight consecutive away matches in all competitions for the first time in their history. Powerhouse. pic.twitter.com/XNIQ1Xh3fe
— OptaJoe (@OptaJoe) April 5, 2022
/f.a/abcnews.al