E pabesueshme ajo që ka bërë Liverpool në merkaton e janarit. “The Reds”, në ditët e fundit të vitit 2019 dolën me një njoftim ku bënin me dije se në ekip do të rikthehej Nathaniel Phillips. Qendërmbrojtësi ishte i huazuar te Stuttgart në Gjermani dhe atje po luante.
Futbollisti 22-vjeçar luajti titullar me skuadrën e Jurgen Klopp në derbin me Everton në FA Cup, ndërkohë që ishte në stol edhe dy takimet e kampionatit kundër Tottenham Hotspur dhe Sheffield United.
Të gjithë kanë menduar se Phillips do të qëndronte në Liverpool, por nuk do të ndodhë kështu. Klubi anglez ka dalë sot me njoftim dhe bën me dije se mbrojtësi do të rikthehet në Gjermani, te skuadra e Stuttgart. /abcnews.al
Nathaniel Phillips has returned to Stuttgart on loan until the end of the season.
Good luck, Nat! ?https://t.co/I25Nl434jx
— Liverpool FC (@LFC) January 13, 2020