“Shkatërrimi” me “manita” në UEFA Champions League, nga Real Madrid, nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon edhe një herë ulje-ngritjet që Liverpool po kalon këtë sezon dhe një ndër pikat më të dobta të skuadrës këtë sezon është mesfusha, e cila ka humbur dukshëm “shkëlqimin” dhe “sigurinë”, që dikur ofronin.
Për këtë aryse tekniku gjerman i “të kuqve”, Jurgen Klopp i ka treguar haptazi klubit për goditjen e dyfishtë, që nevojitet për “ringritjen” e mesfushës së anglezëve. Bëhet fjalë për një dyshe të talentuar nga Bundesliga e më konkretisht Jude Bellingham, nga Borussia Dortmund, dhe Ryan Gravenberch, nga Bayern Munich.
Për Bellingham tashmë çmimi dihet, me Presidentin e “verdhezinjve”, që kërkon jo më pak se 150 milionë euro për “kartonin” e 19-vjeçarit. Në anën tjetër, Bayern pagoi në arkat e Ajax plot 18.5 milionë euro për Gravenberch dhe pritet që çmimi të rritet goxha, duke patur parasysh se hollandezi është tepër i talentuar e vetëm 20 vjeç. /i.m /abcnews.al