Liverpool e “bën baltë”, Chelsea triumfon në fund

schedule17:58 - 1 Tetor, 2022

schedule 17:58 - 1 Tetor, 2022

Liverpool është bllokuar në shtëpi teksa ka barazur 3-3 ndaj Brighton në një ndeshje të çmendur.

Brighton befasoi vendasit me dy golat të Trossard, ndërsa Firmino ngushtoi shifrat në fund të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, skuadra e Klopp përmbysi shifrat teksa shënoi sërish Firmino dhe Diaz, por kur u mendua se 3 pikët do të shkonin në Anfield, miqtë barazuan me Trossard i cili kompletovi hat-trick, shkruan abcnews.al.

Liverpool, mbetet në vendin e 9 me 10 pikë.

Ndërkohë, Chelsea ka arritur të marri një fitore të vështirë 1-2 në transfertë ndaj Crystal Palace.

Vendasit realizuan me Edouard, por Aubameyang u kundërpërgjigj në minutën e 38′.

Ndërkohë, Gallagher ishte ai që i dhuroi fitoren Chelsea në minutat shtesë.

Blutë e Londrës, mbajnë vendin e 5 me 13 pikë. /G.D abcnews.al/

Renditja: