Xhensila, Ylli Limani, Fifi ndezin atmosferën në sheshin “Skënderbej”, yjet që do të performojnë sonte në zemër të Tiranës

schedule21:15 - 28 Korrik, 2022

schedule 21:15 - 28 Korrik, 2022

Po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” koncerti festiv në kuadër të festimit të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për të festuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ishte Xhensila Myrtezaj ajo që hapi koncertin madhështor që po zhvillohet në zemër të Tiranës.

Lexo edhe: Nga Rama tek Yuri Kim, kush janë politikanët që marrin pjesë në koncertin madhështor në Tiranë

Ndërsa më pas skenën ndezën Thee Dots,  Ylli Limani, Marsela Çibukaj dhe Fifi.

Gjithashtu në skenë pritet të dalë Anxhela Peristeri, , Eneda Tarifa, Alban Skënderaj dhe Soni Malaj

Të pranishëm në koncert janë edhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. /abcnews.al/