“Ballkoni” protestë në Strasburg/ Rama: Nëse nuk ka një dyshe për një tango, ka vetëm një muzikë, BE!

schedule16:49 - 23 Tetor, 2024

schedule 16:49 - 23 Tetor, 2024

TIRANË- Në konferencën me presidenten e KE, kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesit të medias lidhur me protestën që deputetë të opozitës mbajtën sot në Strasburg.

“Duhen dy për një tango thotë një fjalë, ndaj nëse nuk ka një dyshe për një tango, ka vetëm një muzikë, Muzika e BE dhe muzika e BE është e shkruar dhe rishkruar në mijëra partitura, me detyra konkrete me afate konkrete, monitorim të imtësishëm dhe rezultate.

Do ishte shumë mirë që edhe në aspektin që pyetët ju të ndodhte sic do ishte e dëshirueshme, por nga ana tjetër, ne nuk mund të qëndrojmë në vend dhe të vajtojmë këtë situatë, por duhet të vijojmë përpara dhe të ulim përfundimisht Shqipërinë në tryezën e KiE, si një vend anëtar me të gjitha të drejtat dhe detyrat e veta siç do vend anëtar.

Dhe unë kam besim se më herët se vonë, që BE krejt normalisht e pretendon nga çdo vend që pretendon të futet në shtëpinë e përbashkët do të ndodhë. Është fillimi i fundit të një historie shumë të gjatë dhe më herët se vonë një histori e re do të fillojë edhe në këtë aspket, jam I bindur për këtë por do na duhet edhe ca durim” tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!