LIVE/ Tragjedia në Itali, trondit nëna e 5-vjeçares: E vrava unë

schedule17:42 - 14 Qershor, 2022

schedule 17:42 - 14 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 3 persona të armatosur kanë rrëmbyer një vajzë 5 vjeçare , ndërkohë që ndodhej në makinë më të ëmën. Ngjarja ndodhi në Katania në Itali, në orën 15:00.

Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, qarkulluan kudo në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.

Por ditën e sotme është gjendur e pajetë 5 vjeçarja. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Pas një nate të gjatë marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së saj.

Çfarë ka ndodhur deri më tani dhe si policia ra në gjurmët e 5 vjeçares?

22:17 – “Xhelozonte”, detaje tronditëse pas vrasjes së 5-vjeçares nga nëna: Vajza e donte babain dhe të dashurën e tij të re

“E vrava unë.”

Mediet italiane kanë zbardhur detaje të reja tronditëse pas rrëfimit të nënës 23-vjeçare e cila vrau vajzën e saj të mitur, vetëm 5 vjeç në Katania.

Vogëlushja 5-vjeçare ishte qëlluar disa herë me thikë në qafë dhe në shpinë.

Më pas 23-vjeçarja mori trupin e vogël, e futi në çanta të zeza dhe e varrosi në tokë pranë shtëpisë së saj.

Martina Patti u dorëzua dhe pranoi krimin pasi u mor një natë të tërë në pyetje.

Ajo pranoi se e kishte vrarë fëmijën pasi e kishte marrë dje nga kopshti në Tremestieri Erneo dhe inskenoi rrëmbimin e saj nga persona të armatosur.

Por motivi mbetet i paqartë.

“Është sikur të thoshte; e bëra, por nuk e di pse”, shpjegojnë karabinierët.

Për hetuesit, megjithatë, ekziston një hipotezë: xhelozia.

Xhelozi kundër ish-burrit Alessandro Del Pozzo, 24 vjeç dhe afeksionin që Elena tregonte për partneren e re të babait të saj.

Hetimet nxorën në dritë një “pamje të trishtë familjare”: pas menaxhimit “në dukje të qetë” të fëmijës, fshiheshin tensione dhe sherre.

Një zemërim që do të vlonte brenda Martinës deri në atë pikë sa ta çonte atë të paramendonte krimin me një plan të studiuar në detaje.

“Shkëndija” mund të ishte mbrëmja e Elenës me gjyshërit e saj nga babai dhe lumturia që vajza e vogël tregoi duke u takuar me gruan që mund të bëhej gruaja e re e babait.

Një mbrëmje para se të vritej, vogëlushja kishte fjetur me gjyshërit. Të nesërmen në mëngjes halla e saj e shoqëroi në kopsht dhe nëna e saj e mori në orën 13:30 dhe u kthye në shtëpi në Mascalucia.

Më pas Martina Patti doli sërish me makinën, për tu kthyer shumë shpejt. Pikërisht në këtë periudhë kohe u krye krimi midis shtëpisë dhe tokës së braktisur 600 metra larg, ku nëna varrosi trupin e vogël që ishte fshehur në pesë qese të zeza plastike. Trupi i vogëlushes ishte gjysmë i varrosur dhe nëna kishte përdorur një lopatë dhe një kazmë që e mbanin në kopsht.

Më pas ajo njoftoi prindërit dhe babain e vogëlushes për rrëmbimin e rremë. Së bashku  me nënën dhe babain e saj 23-vjeçarja shkoi në komisariat për të raportuar ngjarjen.

Por e vënë nën presion për orë të tëra nga hetuesit, ajo rrëfeu se e kishte vrarë vogëlushen.

Mësohet se arma që kishte përdorur ishte një thikë kuzhine, por nuk u gjet. Një ekzaminim fillestar i kryer nga mjekja “zbuloi plagë me thikë në zonën e qafës dhe shpinës.

Prokuroi urdhëroi një autopsi për të përcaktuar me siguri se si vdiq fëmija.

20:54 – VIDEO/ Përqafimi i fundit në kopsht mes nënës që e vrau dhe Elenës së vogël

Përqafimi i fundit mes vogëlushes Elena dhe nënës së saj para se e ëma ta vriste.

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së kopshtit janë publikuar nga karabinierët e Katanias.

Martina Patti shkoi për të marrë vogëlushen Elena, më pas e vrau fëmijën dhe e varrosi në një fushë të braktisur në Mascalucia, në zonën e Catania.

Gruaja pas disa orësh në pyetje pranoi krimin dhe çoi karabinierët në vendin ku kishte fshehur trupin e vogëlushes.

17:40-“Po e rrihte, me zor ia hoqëm nga duart”, flasin gjyshërit e 5 vjeçares që u vra nga mamaja

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që përfshiu Italinë, ku një nënë ka vrarë vajzën e saj 5 vjeçare, dhe më pas e raportoi në polici sikur e kishin rrëmbyer.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe gjyshërit nga babai të 5-vjeçares së vrarë Elena Del Pozzo.

Gjyshja e saj tha se ata e kishin besuar fillimisht historinë e rrëmbimit nga persona me kapuç, pasi nuk kishte arsye pse të mos besohej, pasi dukej gati e pamundur që një nënë të vrasë fëmijën e saj.

Ne i besuam historisë së njerëzve me kapuç: nuk kishim arsye të mos e besonim,” tha  Rosaria Testa.

Ndërsa gjyshi i saj ka theksuar se mamaja e Elenës ishte një person i mbyllur dhe nuk e kupton arsyem se çfarë e shtyu të bëjë një krim të tillë.

Ndërkohë që i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbulojnë se kush e shtyu në këtë krim makabër si dhe atë që e ndihmoi ta bënte një gjë të tillë.

Mamaja e Elenës ishte një vajzë shumë e mbyllur, por nuk mund ta shpjegoj arsyen e asaj që ndodhi. Kush e ka bërë duhet të paguajë, edhe kush e ka ndihmuar” ka thënë gjyshi nga babi i 5 vjeçares.

Gjithashtu gjyshja e Elenës ka sjellë në kujtesë një episod të frikshëm, ku tregon se një ditë mamaja e Elenës po ushtronte dhunë barbare mbi vajzën, dhe ishin gjyshërit ata që ia kishin hequr nga duart.

Një ditë po e rrihte dhe ne duhej t’ja merrnim nga duart e saj. Në mëngjes e çova në shkollë dhe i thash “askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të kuptoj që e kuptonte atë që i kisha thënë. Mamaja kishte një qëndrim autoritar dhe të rreptë ndaj saj,” kujton gjyshja e shkatërruar nga pikëllimi.

15:15- FOTOT/ Momenti kur babai merr vesh lajmin e vrasjes së vajzës së tij 5 vjeçare, shpërthen në lot

Babai i Elenës, 24-vjeçari Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i vajzës së tij. Ai shihet i dëshpëruar teksa ngushëllohet nga familjarët e tij, sipas mediave italiane.

I riu u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dhe nëna e Elenës, Martina Patti, ishin ndarë prej kohësh. Në fakt, në vendin ku u gjet trupi i fëmijës, në via Turati, në Mascalucia, i riu shkoi i shoqëruar nga parnertja e tij.

Italia u trondit ditën e sotme, pasi një 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja, u gjet e  vdekur në zonën e Katanias. Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 24 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën presionin e prokurorëve se e ka vrarë vetë të bijën dhe ka treguar vendin ku më pas është gjetur trupi i pajetë i të voglës.

14:41- Nëna vrau vajzën 5 vjeçe, flet gjyshja: E rrihte shumë, ia merrnim nga duart

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 5-vjeçare, Elena Del Pozzo, e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja, është gjetur e vdekur në zonën e Katanias.

Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 24 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën presionin e prokurorëve se e ka vrarë vetë të bijën dhe ka treguar vendin ku më pas është gjetur trupi i pajetë i të voglës.

Gjyshja e vogëlushes nga babai ka folur për mediat duke rrëfyer se një ditë e ka parë Martinën duke ushtruar dhunë mbi të bijën.

“Një ditë nëna po e rrihte vogëlushen. Kur u grindën ajo nuk donte të dilte nga shtëpia”, kujton gjyshja e shkatërruar nga pikëllimi.

“Një ditë nëna po i jepte një goditje dhe ne duhej ta merrnim nga duart e saj. Ne mëngjes e çova ne shkollë dhe i thashë se askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të kuptoj që e kuptonte atë që i kisha thënë. Mamaja kishte një qëndrim autoritar dhe aristokratik”, tregoi gjyshja e Elenës më tej.

Ajo foli edhe për historinë e arrestimit të të birit Alessandro në 2020 duke thënë: “ “Djali im ka pasur një histori pas hekurave shumë vite më parë, e kanë marrë gabimisht. Ka qenë rreth shtatë muaj në burg, më pas ka qenë në arrest shtëpie. Ai pas atyre ngjarjeve, fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas u kthye në Siçili”.

14:19- U gjet e vdekur, trondit nëna e 5-vjeçares: E vrava unë

Elena Del Pozzo, vajza 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo, Itali u gjet e vdekur. Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 24 vjeçe, e cila ka gjetur trupin e vogëlushes pas “presionit të ushtruar nga hetuesit, sipas mediave italiane.

E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e ka kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

12:29-Shtohet misteri, tha se ia rrëmbyen, nëna çoi policët te vendi ku fshihej trupi i pajetë i vajzës 5-vjeçare

Kthesë dramatike në historinë e vogëlushes Elena Del Pozzo, 4 vjeçe e cila u nda nga jeta pasditen e djeshme. E ëma, Martina Patti, kishte denoncuar para karabinierëve se ishte sulmuar nga tre burra, pak pas orës 15.00, kur doli nga kopshti, sipas la repubblica.

Mëngjesin e së martës, gjatë inspektimit të shtëpisë së familjes në Mascalucia, gruaja u dorëzua me një të qarë të gjatë dhe pak më pas i çoi karabinierët në fushën ku kishte fshehur trupin e fëmijës. Nuk kishte pasur asnjë rrëmbim, asnjë agresion nga njerëz të armatosur, një tregim që kishte hutuar menjëherë hetuesit e komandës provinciale të karabinierëve të kryesuar nga kolonel Rino Coppola.

Lajmi u konfirmua nga prokurori publik i Katanias, Carmelo Zuccaro: “Fatkeqësisht, trupi i Elenës së vogël u gjet nga udhëzimet e nënës së saj”.

Mbrëmë, hetuesit dhe magjistratët kishin dëgjuar për një kohë të gjatë Martina Patti: “Gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje konstatuam shumë mospërputhje”, vijoi prokurori Zuccaro. Megjithatë, gruaja konfirmonte gjithmonë tezën e sulmit nga tre persona me kapuç, “përfshirë edhe një të armatosur me pistoletë”. Një version i mohuar nga telekamerat e sigurisë në zonë, të cilat nuk kishin regjistruar ndonjë prani të dyshimtë.

11:43- U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Në fillim gruaja tregoi për një rrëmbimin e vogëlushes, e cila ndodhi nga tre burra të armatosur dhe me kapuç, shkruajnë mediat italiane.

Pas një nate të gjatë marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së saj.

10:57-“Ma morën fëmijën nga duart,” flet nëna e 5-vjeçares së rrëmbyer: Vajza ulëriste, ata e futën nga makinë

Një vajzë 5-vjeçare është rrëmbyer nga persona të panjohur në rajonin e Katanias në Itali dhe deri më tani askush nuk di gjë për të. E ëma ka treguar për mediat me lot në sy edhe momentin kur i morën vogëlushen nga duart.

“Shkova që ta merrja vajzën nga kopshti. Sapo kishim dalë kur na bllokuan makinën. Ma morën fëmijën. Ajo ulëriste kurse ata e futën në një makinë tjetër dhe u larguan.”

Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se ndodhen në një fazë delikate të hetimeve dhe se nuk mund të japin asnjë detaj. Nga marrjet në pyetje që janë bërë deri më tani, pritet që diçka konkrete rreth fatit të Elena Del Pozzo-s të të dalë së shpejti në dritë, si dhe motivet për rrëmbimin.

09:40- E rëndë në Itali, 3 persona të maskuar rrëmbëjnë 5 vjeçaren

Një vajzë 5-vjeçare raportohet të jetë rrëmbyer nga persona të panjohur në rajonin e Katanias në Itali. Sipas denoncimit të nënës në policinë e Mascalucia, vogëlushja u rrëmbye nga tre persona të armatosur, ndërsa ajo ishte më të në makinë, shkruan la reppublica.

Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias i cili hapi një hetim duke deleguar hetimet tek karabinierët. Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.

Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer rreth orës 15:00 në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.Hetuesit përjashtojnë mundësitë që rrëmbimi të jetë vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim pasi familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për arsye të tilla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!