LIVE/ “Të jesh në Evropian është diçka speciale”, Ajeti: Ndihem shumë mirë që jam grumbulluar për herë të dytë

schedule13:54 - 11 Qershor, 2024

schedule 13:54 - 11 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti po zhvillon mesditën e kësaj të marte, një konferencë për shtyp, nga ku fillimisht ka folur për eksperiencën e tij të dytë në një Kampionat Evropian me fanellën e “Legjionarëve”.

“Ndihem shumë mirë që jam grumbulluar për herë të dytë në Kombëatres, për Kampionatin Evropian. Është diçka speciale. Nuk e di nëse do të jem titullar apo jo, këtë gjë e di trajneri, ama do të jem në çdo moment në mbështetje të Kombëtares”,- u shpreh qendërmbrojtësi “shtatlartë”. /i.m /abcnews.al

Ndiqni konferencën në kohë reale:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!