Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shorti i Botërorit 2026/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

schedule19:00 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 19:00 - 5 Dhjetor, 2025

WASHINGTON- Ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit të Botërorit 2026, turneu i madh i futbollit, që këtë herë do të zhvillohet me 48 ekipe, më shumë se çdo botëror tjetër në histori.

Kombëtaret janë në pritje për të mësuar grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut. Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”-it.

Ceremonia po zhvillohet në Washington dhe është duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave nga e gjithë bota.

Në këtë event janë të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi. Të dyja Kombëtaret synojnë kualifikimin, pas ndeshjeve të “Play Off”, që luhen në mars.

Ky Botëror shënon një etapë historike, me më shumë ekipe, më shumë ndeshje dhe rivalitete të reja, duke e bërë garën më të madhe dhe më konkurruese ndonjëherë në historinë e futbollit.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË CEREMONINË

Grupet e kompeticionit:

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut,  fituesi i play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, fituesi i Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok,  Haiti, Skoci

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai,  fituesi i play off: Turqia, Sllovakia, Kosova, Rumania

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, fituesi Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/Shqipëria)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama

Vazo 1

  1. SHBA
  2. Meksikë
  3. Kanda
  4. Spanjë
  5. Argjentinë
  6. Francë
  7. Angli
  8. Brazil
  9. Portugali
  10. Holandë
  11. Belgjikë
  12. Gjermani

Vazo 2

  1. Kroaci
  2. Marok
  3. Kolumbi
  4. Uruguai
  5. Zvicër
  6. Japoni
  7. Senegal
  8. Iran
  9. Kore e Jugut
  10. Ekuador
  11. Austri
  12. Australi

Vazo 3

  1. Norvegji
  2. Panama
  3. Egjipt
  4. Algjeri
  5. Skoci
  6. Paraguai
  7. Tunizi
  8. Bregu i Fildishtë
  9. Uzbekistan
  10. Katar
  11. Arabi Saudite
  12. Afrikë e Jugut

Vazo 4

  1. Jordani
  2. Kepi i Gjelbër
  3. Gana
  4. Kurasao
  5. Haiti
  6. Zelandë e Re
  7. Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
  8. Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/Shqipëria)
  9. Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/Kosova)
  10. Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
  11. Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos)
  12. Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Lajmi në përditësim…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!