LIVE/ Sulmi tronditës, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ndërron jetë në spital pas atentatit në tubimin elektoral

schedule15:27 - 8 Korrik, 2022

schedule 15:27 - 8 Korrik, 2022

Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, sipas zyrtarëve.

Sekretari kryesor i kabinetit Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve të Premten se ai nuk e dinte gjendjen e Abe, por transmetuesi publik NHK, duke cituar departamentin lokal të zjarrfikësve, tha se 67-vjeçari “nuk po tregon shenja jetike”.

Mediat japoneze raportuan më herët se politikani veteran japonez, 67 vjeç, kishte pësuar vdekje klinike.

Megjithatë, në deklaratat e tij të fundit, kryeministri aktual i vendit, Fumio Kishida , tha se paraardhësi i tij ndodhet në spital “në gjendje kritike”.

Pas lajmit tronditës zyrtarë nga e gjithë bota kanë reaguar dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të sibqertë për familjen e ish-kryeministrit.

15:27- Policia japoneze gjen armë të punuara me dorë në shtëpinë e vrasësit të Shinzo Abe

Policia japoneze doli në një konferencë për shtyp pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Gjatë konferencës u bë me dije se në shtëpinë e personit të arrestuar për sulmin, janë gjetur disa armë të punuara me dorë, njëjtë si ajo që u përdor ndaj Abe.

I dyshuari udhëtoi për në vendin në Nara ku ish-kryeministri po mbante një fjalim me tren, tha policia.

Por oficerët nuk mund të thonin nëse ai kishte mbërritur menjëherë përpara se të ndodhte ngjarja.

Policia nuk bëri të ditur nëse është gjetur ndonjë plumb në vendin e të shtënave, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.

14:29- Trupi i Shinzo Abe do të dërgohet në shtëpinë e tij në Tokio

Trupi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe do të dërgohet në shtëpinë e tij, sipas mediave vendase.

Trupi i tij mund të zhvendoset në shtëpinë e tij në Toiko sa më shpejt, madje që të shtunën.

Njerëzit janë parë duke vendosur lule në skenën e të shtënave, teksa Japoniaështë tronditur nga një ngjarje të paprecedentë.

14:11- Vrasja e ish-kryeministrit japonez, Trump: Nuk do të ketë të dytë si ai

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur ngushëllimet në platformën e tij të mediave sociale duke thënë se vdekja e Shinzo Abe ishte “lajm vërtet i keq për botën”, shkruan The Guardian.

Atij i është bërë një atentat. Vrasësi i tij u kap dhe shpresojmë se do të marrë dënimin që mertion. Pak njerëz e dinë se çfarë njeriu dhe udhëheqës i madh ishte Shinzo Abe, por historia do ta tregojë. Ai ishte një lider si askush tjetër, por mbi të gjitha ishte një njeri që e donte dhe e çmonte vendin e tij madhështor, Japoninë.

Shinzo Abe do t’i mungojë shumë vendit. Nuk do të ketë kurrë një të dytë si ai,” tha Trump.

Gjithashtu për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-sekretari i shtetit i Trumpit Mike Pompeo.

“Kryeministri Shinzo Abe ishte një mik i dashur, patriot i vërtetë dhe aleat i madh i popullit amerikan. Susan dhe unë jemi shumë të pikëlluar për vdekjen e tij. Ne jemi pranë populli të Japonisë.”

12:31- Vrasja e ish-kryeministrit japonez, reagon Rama: Sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar

Kryeministri Edi Rama është shprehur i tronditur nga vrasja e ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë zjarri teksa po mbante një fjalim elektoral në Nare.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e politikanit dhe për popullin japonez.

Rama shkruan se vrasja e Shinzo Abe nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar.

Rama: I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!

12:31- Kryeministri japonez i tronditur pas vrasjes së Shenzo Abe: Akt brutaliteti

Kryeministri aktual japonez ka dënuar vrasjen e Shinzo Abe, duke e quajtur atë një akt brutaliteti. Fumio Kishida tha se Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, e udhëhoqi vendin në mënyrën më perfekte duke shtuar se ai ishte pa fjalë pas atentatit.

“Gëzoj një respekt të madh për trashëgiminë që la pas Shinzo Abe dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij”, tha Kishida.

Kishida e përshkroi Abe si një mik të ngushtë dhe dikë me të cilin ka kaluar shumë kohë.

“Kam marrë këshilla dhe mbështetje të vlefshme nga Abe,” tha ai.

Ish-kryeministri u qëllua në qytetin e Nara-s, ndërsa mbante një fjalim përpara zgjedhjeve të së dielës. Kishida shtoi: “Ne duhet të sigurojmë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme të zhvillohen të sigurta dhe nuk duhet të lejojmë që ky incident të ndikojë në qeverisjen e përditshme.

“Në vendosmërinë për të mos iu dorëzuar kurrë dhunës, ne do të vazhdojmë fushatën zgjedhore nesër.”

11:54- Stoltenberg i shpreh ngushëllimet familjes të ish-kryeministrit japonez

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka shprehur ngushëllimet  familjes së ish-kryeministrit të vrarë japonez Shinzo Abe dhe popullit të Japonisë në një postim në Twitter të premten.

“Thellësisht i pikëlluar nga vrasja e tmerrshme e Shinzo Abe, një mbrojtës i demokracisë dhe mikut dhe kolegut tim gjatë shumë viteve”, shkroi Stoltenberg.

Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, rreth orës 11:30 të mëngjesit. Abe shërbeu si kryeministër i Japonisë nga dhjetori 2012 deri në shtator 2020, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë të vendit.

11:43-Vrasja e ish-kryeminstrit japonez, Johnson: Mbretëria e Bashkuar është pranë popullit japonez

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson sapo ka dhënë një deklaratë të shkurtër, rreth vdekjes së Shinzo Abe.  Ai tha se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë popullit japonez në këtë periudhë të errët dhe të trishtuar shkruan BBC.

Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, sipas zyrtarëve. Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Abe shërbeu si kryeministër i Japonisë nga dhjetori 2012 deri në shtator 2020, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë të vendit.

11:40- Mjekët tentuan ta shpëtonin për më shumë se katër orë, plaga e Abe arrinte deri në zemër, por nuk u gjet asnjë plumb

Lajmi për vdekjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe u konfirmuar edhe nga mjekët në Spitalin e Universitetit Mjekësor Nara, ku ai u dërgua menjëherë pas atentatit.

Mjekët kanë dalë në një konferencë duke bërë me dije se ish-kryeministri ndërroi jetë në orën 05:03 më kohën lokale.

Ai mori plagë në anën e djathtë të qafës, e cila ishte aq e thellë sa të arrinte në zemër. Mjeku shton se nuk është gjetur asnjë plumb. Mjekët thanë se ata shpenzuan katër orë e gjysmë duke trajtuar Abe, duke u përpjekur të ndalonin gjakderdhjen dhe bënë një transfuzion gjaku, duke përdorur më shumë se 100 njësi gjaku.

Një mjek konfirmoi se Abe se kishte dy plagë, që besohet se ishin plagë plumbash, por shtoi se ata nuk mundën të gjenin plumba gjatë operacionit. Ishin 20 profesionistë mjekësorë që e trajtuan ish-udhëheqësin japonez  pasi ai u qëllua në Nara . Në fillim, një ekip prej 10 profesionistësh po e trajtonin atë, por numri u dyfishua.

Gjithashtu janë gjetur eksplozivë në shtëpinë e Tetsuya Yamagami, njeriu i dyshuar se vrau Shinzo Abe, raporton NHK.

Mësohet se arma e gjetur në vendin e sulmit fatal ishte bërë vetë.

11:38- Meta dënon vrasjen e ish-kryeministrit japonez: Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i popullit shqiptar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili vdiq në spital pas një atentati që iu bë në qytetin Nare, teksa po mbante një fjalim elektoral.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, teksa dënon me forcë aktin e rëndë kriminal .

Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

“Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!”, shkruan Meta në Facebook.

11:36- A u tradhtua Shinzo Abe? Dritëhijet mbi sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez

Shinzo Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe dha dorëheqjen në vitin 2020 pas një mandati të dytë, shkruan BBC.

Por, ai ende kishte një ndikim të madh mbi administratën aktuale, për shembull kur Rusia pushtoi Ukrainën, Abe bëri thirrje që Japonia të rriste shpenzimet ushtarake. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë, kur ai u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale të mëngjesit të sotëm në qytetin Nara.

Japonia do të mbajë zgjedhjet parlamentare këtë të diel dhe kjo është arsyeja pse ai vendosi të mbante një fjalim duke mbështetur një nga kandidatët në qytet. Me sa duket ajo vizitë u konfirmua vetëm mbrëmë vonë, kështu që mënyra se si i dyshuari arriti të mësojë për këtë dhe të përgatitet, mbetet një pikëpytje.

10:55- Iu bë atentat, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ndërron jetë në spital

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas mediave japoneze.

Transmetuesi publik NHK  japonez raporton se  Shinzo Abe ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë. NHK citon zyrtarët japonezë në lajmin e publikuar.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave – u kap në vendngjarje dhe u arrestua.

10:24- Kina dënon sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez: Shpresojmë të shërohet së shpejti

Zyrtarët kinezë janë shprehur të tronditur për atentatin ndaj  ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, shkruan BBC.

Zyrtarët e vendit i shprehën ngushëllimet familjes së Abe, duke thënë se ata shpresojnë që ai të jetë jashtë rrezikut për jetën dhe të shërohet sa më shpejt, sipas një deklarate të një zëdhënësi të ministrisë së jashtme në një konferencë të përditshme në Pekin.

Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, aktualisht po merr një transfuzion gjaku në spital pasi u qëllua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare në qytetin Nara. Policia arrestoi një 41-vjeçar në vendngjarje në lidhje me të shtënat, sipas mediave lokale.

10:21- Atentati që tronditi botën, kush është autori që qëlloi pas shpine ish-kryeministrin japonez, lidhja me ushtrinë

Teksa ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe po lufton për jetën e tij, gjithnjë e më shumë po dalin informacione për personin që hapi zjarr ndaj tij mesditën e së enjtes, ndërsa politikani veteran po mbante një fjalim elektoral në qytetin e Nara.

Sipas kryeministrit japonez Fumio Kishida , Abe është në gjendje  të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve pranë policisë, rrjeti televiziv NHK raporton se autori qëlloi ish-kryeministrin, pasi ishte i pakënaqur nga politikat e tij.

Nuk është ende e qartë se pse autori i cili u identifikua nga policia si Tetsuya Yamagami , banues i përhershëm në Nara ishte i pakënaqur nga ish-kryeministri japonez.

Sipas mediave japoneze, autori i cili u arrestua menjëherë, është  ish-pjesëtar i marinës japoneze.

10:04- Shinzo Abe, kryeministri i rekordeve që shihej si një simbol kontradiktor në Japoni

AFP

Shinzo Abe theu rekordet si kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, duke përkrahur reformën ambicioze ekonomike dhe duke krijuar marrëdhënie diplomatike kyçe, ndërkohë që u përball me skandalet.

Gati dy vjet pasi shëndeti i dobët e detyroi të largohej nga detyra, 67-vjeçari përballet me një betejë për jetën, pasi u qëllua me armë gjatë një aktiviteti elektoral këtë të premte.

Abe ishte 52 vjeç kur u bë për herë të parë kryeministër në vitin 2006, personi më i ri që ka zënë këtë detyrë në epokën e pasluftës.

Ai shihej si një simbol i ndryshimit dhe rinisë, por gjithashtu solli prejardhjen e një politikani të gjeneratës së tretë, të ardhur nga një familje elitare, konservatore.

Mandati i parë i Abe ishte i trazuar, i rrethuar nga skandale dhe mosmarrëveshje, dhe i mbyllur nga një dorëheqje e papritur.

Pasi sugjeroi fillimisht se po largohej për arsye politike, ai pranoi se vuante nga një sëmundje e diagnostikuar më vonë si kolit ulceroz.

Atij i refereoheshin edhe si “Abenomics”

Gjendja e tij shëndetësore kërkonte muaj trajtim, por Abe tha se u tejkalua përfundimisht me ndihmën e ilaçeve të reja.

Ai kandidoi përsëri dhe u rikthye në detyrë në vitin 2012. Kjo i dha fund një periudhe të trazuar në të cilën kryeministrat ndryshonin ndonjëherë me një normë prej një në vit.

Me Japoninë ende të tronditur nga efektet e cunamit të vitit 2011 dhe katastrofës bërthamore të mëvonshme në Fukushima – dhe një qeveri të shkurtër të opozitës e kritikuar dhe paaftësi – Abe ofroi një palë duar në dukje të sigurta.

Dhe ai kishte një plan: Abenomics.

Skema për të ringjallur ekonominë e Japonisë – e treta më e madhe në botë, por më shumë se dy dekada në stagnim – përfshinte shpenzime të mëdha qeveritare, lehtësim masiv monetar dhe ulje të burokracisë.

Abe gjithashtu u përpoq të rriste shkallën e ulët të lindjeve në vend duke i bërë vendet e punës më miqësore për prindërit, veçanërisht për nënat.

Ai nxiti rritjen e diskutueshme të taksave të konsumit për të ndihmuar në financimin e çerdheve dhe për të plotësuar boshllëqet në sistemin e tejzgjatur të sigurimeve shoqërore të Japonisë.

Ndërsa pati njëfarë progresi me reformën, problemet më të mëdha strukturore të ekonomisë mbetën.

Deflacioni u tregua kokëfortë dhe ekonomia ishte në recesion edhe para se të godiste koronavirusi në vitin 2020.

Ylli i Abe u zbeh më tej gjatë pandemisë, me qasjen e tij të kritikuar si konfuze dhe të ngadaltë, duke e çuar mbështetjen ndaj tij në nivelet më të ulëta të mandatit.

Stuhi politike

Në skenën ndërkombëtare, Abe mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Koresë së Veriut, por kërkoi një rol paqebërësi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Ai i dha përparësi një marrëdhënieje të ngushtë personale me Donald Trump në një përpjekje për të mbrojtur aleancën kyçe të Japonisë nga mantra e presidentit të atëhershëm amerikan “America First” dhe u përpoq të ndreqte lidhjet me Rusinë dhe Kinën.

Por rezultatet ishin të përziera: Trump nuk hoqi dorë nga dëshira për të detyruar Japoninë të paguante më shumë për trupat amerikane të stacionuara në vend, një marrëveshje me Rusinë për ishujt veriorë të diskutueshëm mbeti e pakapshme dhe një plan për të ftuar Xi Jinping për një vizitë shtetërore doli jashtë skene.

Abe gjithashtu ndoqi një linjë të ashpër me Korenë e Jugut lidhur me mosmarrëveshjet e pazgjidhura të kohës së luftës dhe vazhdoi të nxirrte planet për të rishikuar kushtetutën pacifiste të Japonisë.

Gjatë gjithë mandatit të tij, ai u përball me stuhitë politike, duke përfshirë akuzat e miqësisë që ulën vlerësimet e miratimit, por që bënë pak për të ndikuar në fuqinë e tij, pjesërisht falë dobësisë së opozitës.

Abe duhej të qëndronte ndë detyrë  deri në fund të vitit 2021, duke i dhënë atij një mundësi për të parë një ngjarje përfundimtare në mandatin e tij historik – Lojërat Olimpike të shtyra “Tokio 2020”.

Por në një njoftim tronditës, ai dha dorëheqjen në gusht 2020, me një përsëritje të kolitit ulceroz që i dha fund edhe mandatit të tij të dytë.

Reagimet:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Emmanuel Macron ka shprehur tronditjen nga sulmi “i neveritshëm” ndaj Shinzo Abe.

Presidenti francez, i cili u takua me ish-udhëheqësin japonez disa herë përmes G7, tha se mendimet dhe lutjet shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij.

“Franca qëndron përkrah popullit japonez”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

“I tronditur thellë nga të shtënat e tmerrshme ndaj Shinzo Abe, teksa u drejtohej votuesve. Mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij. NATO qëndron me njerëzit e partnerit tonë të ngushtë, Japoninë dhe kryeministrim Fumio Kishida.”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

“I dashur Shinzo Abe, qëndro i fortë! Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen tuaj dhe popullin e Japonisë.”

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

“Ai ishte një nga liderët e parë që takova kur u bëra kryeministre. Ai ishte thellësisht i përkushtuar ndaj rolit të tij, por gjithashtu bujar dhe i sjellshëm. Mendimet e mia janë me gruan e tij dhe popullin e Japonisë. Ngjarjet si kjo na tronditin të gjithëve deri në palcë.”

Kryeministri britanik Boris Johnson

“Shumë i tmerruar dhe i pikëlluar kur dëgjova për sulmin e neveritshëm ndaj ish-liderit japonez Shinzo Abe. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken:

“Mendimet tona, lutjet tona janë me të, me familjen e tij, me popullin e Japonisë”, tha Blinken gjatë takimit të G20 në ishullin indonezian të Balit.

“Ky është një moment shumë, shumë i trishtuar. Dhe ne jemi në pritje të lajmeve nga Japonia.”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Rahm Emanuel

“Ne të gjithë jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga të shtënat ndaj ish-kryeministrit Abe Shinzo. Abe-san ka qenë një udhëheqës i shquar i Japonisë dhe aleat i palëkundur i SHBA-së. Qeveria amerikane dhe populli amerikan po luten për mirëqenien e Abe-san, familjes së tij dhe popullit të Japonisë.”

Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-Wen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!