SHQIPËRI- Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e 11 majit. 3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë u thirrën për të votuar këtë të diel, për të zgjedhur 140 përfaqësuesit në Parlament, për një mandat 4-vjeçar.
Për herë të parë në këto zgjedhje votoi edhe Diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfeve të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 parti apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt. Gazetarët e ABC Neës të shpërndarë në terren raportuan se dy kandidatët ndodhen në qendra votimi të cilat nuk janë të zonës ku ata mund të votojnë.
Zhvillimet minutë pas minute:
02:07- Zgjedhjet, numërohen 141 nga 5225 kuti/ PS, 54 përqind në rang kombëtar
Numërimi i votave ka nisur në pothuajse të gjitha qarqet e vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 141 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 16123 vota ose 54.00 përqind, kundrejt 10412 votave të PD-ASHM, 34.87 përqind. Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 836 vota, ose 2.80 përqind, PSD 1270 vota dje Partia Mundësia, 540 vota
01:20- Zgjedhjet, numërohen 61 qendra votimi nga 5225, kryeson PS. Nis numërimi edhe në Tiranë
Procesi i numërimit të votave ka nisur në disa qarqe të vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 33 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 6716 vota ose 53.95 përqind, kundrejt 4538 votave të PD-ASHM, 35.01 përqind. Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 374 vota, ose 3 përqind.
Numërimin e nisi edhe qarku më i madh, ai i Tiranës. PS kryeson me 563 vota, ndërsa PD 496 vota. Në qarkun e Gjirokastrës, kryeson PS me 1931 vota, ndërsa PD 892 vota. Në qarkun e Korçës, është PS që kryeson me 2790 vota, ndërsa PD 1712 vota.
01:19- Nis numërimi për votën e diasporës/ Celibashi ‘fal’ sërish PD: Nuk numërohen votat e Greqisë
Ka rinisur procesi i numërimit për votat e Diasporës. Megjithatë KQZ ka dalë me një vendim të fundit, duke bërë të ditur se votat e emigrantëve të Greqisë do të lihen mënjanë, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën Partisë Demokratike për ndarjen e votave të Greqisë.
01:07- Berisha ikën në shtëpi/ Numërimi i votave, kreu i PD lë selinë blu
Teksa ka nisur hapja e kutive të para për numërimin e votave, ku PS kryeson në rang vendi, Sali Berisha ka lënë selinë blu, për të shkuar në banesën e tij.
Pas përfundimit të procesit të votimit, Berisha doli në një konferencë për media, Berisha nuk iu përgjigj pyetjes nëse do i njihte zgjedhjet, në rast humbjeje.
“Unë pres sovranin. Unë jam këtu për të paraqitur para jush ato që ndodhin.
Në një lidhje për ABC News nga KZAZ në Kukës, Eduard Shalsi tha se PS synon të arrijë 2 mandate në këtë qark.
“Parashikimi është 50 me 50. Kukësi ka patur dikur 4 mandate 3 me 1 për PD, në zgjedhjet e fundit ka qenë 2 me 1. Nuk është ushtrim i lehtë të përmbysësh një rezultat të tillë. Kemi punuar fort, kemi cfarë themi në Kukës, në Bajram Curr gjatë gjithë kësaj periudhe kam kuptuar se ka një shans që me duhet ta theksoj është i vështirë, askush s’i beson.
Po i qëndroj objektivit për 2 mandate, pavarësisht rezultatit në dy kutitë e para. Me mentalitet qoftë në Tropojë apo kukës kandidatët morën vota shumë përtej PS.
00:48-Zgjedhjet/ Lushnje, zëvendës kryeministrja Balluku ndjek numërimin në KZAZ 55
Procesi i numërimit të votave ka nisur në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit.
Në Pustec, rezultati i votuesve u finalizua me 1502 vota në favor të PS. Ndërkohë në qarkun e dytë më të madh pas Tiranës, në Fier ku PS synon mbi 11 mandate, në KZAZ 55 ndodhet drejtuesja politike e këtij qarku nga radhët e PS.
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku po ndjek nga afër procesin e numërimit te votave në KZAZ 55 në Lushnje.
00:40-FOTOLAJM/ Vonesa në ZAZ 2 në Shkodër, numëruesit e PD ende nuk janë paraqitur
Procesi i numërimit të votave në Shkodër po has vonesa.
Në ZAZ 2, numëruesit e PD ende nuk kanë ardhur në pallatin e sportit. Vonesa e 14 numëruesve nga radhët e PD është raportuar pranë KQZ, ndërkohë do të pritet deri në orën 02:00 nëse komisionerët do të paraqiten ose jo, më pas KQZ do të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë.
Nderkohe ne Kzaz 6, 7 dhe 8 (Vau dejes, Puka dhe Fushe Arrezi) nis numerimi. /
00:38- Mbyllet numërimi në Pustec/ PS fiton thellë, merr 1502 vota, PD-ASHM 463 vota
Ka përfunduar numërimi i votave në Pustec, në qarkun e Korçës.
Sipas të dhënave të deritanishme të bëra publike nga KQZ, rezultatet e votimeve janë 1502 vota ne favor të PS, 463 në favor të PD. Sa i takon partive të vogla, Nisma Shqipëria Bëhet ka 6 vota, Partia Mundësia ka marrë 12 vota, PSD 10 vota, Lëvizja Bashkë 2 vota, AKSH 1 votë.
Ndërkohë që është hapur edhe kutia e parë e votave të Diasporës, në parkun Olimpik të cilat i përkasin qakurt të Korçës, duke qenë se dhe në këtë qark ka nisur tashmë numërim, konkretisht në Pustec.
Ora 00:11- Hapen kutitë e para/ Zgjedhjet, numërohen 17 qendra votimi nga 5225, kryeson PS
Procesi i numërimit të votave ka nisur në disa qarqe të vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 17 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 2172 vota ose 61.63 përqind, kundrejt 1075 votave të PD-ASHM, 30.51 përqind. Koalicioni Nisma Bëhet ka marrë 105 vota, ose 2.98 përqind.
Në qarkun e Gjirokastrës, kryeson PS me 554 vota, ndërsa PD 194 vota. Në qarkun e Korçës, është PS që kryeson me 1542 vota, ndërsa PD 833 vota.
Ora 23: 43- Hapen kutitë e para në Pustec/ Kryeson PS me 708 vota, PD-ASHM 371 vota
Ka nisur numërimi i votave në Pustec, në qarkun e Korçës.
Sipas të dhënave të deritanishme të bëra publike nga KQZ, rezultatet e votimeve janë 708 vota ne favor të PS, 371 në favor të PD. Sa i takon partive të vogla, Nisma Shqipëria Bëhet ka 31 vota, Partia Mundësia ka marrë 12 vota, PSD 8 vota, Lëvizja Bashkë 4 vota, AKSH 1 votë
Ndërkohë që është hapur edhe kutia e parë e votave të Diasporës, në parkun Olimpik të cilat i përkasin qakurt të Korçës, duke qenë se dhe në këtë qark ka nisur tashmë numërim, konkretisht në Pustec.
Në “Vasil Shanto”, janë grumbulluar kutitë, pasi ka përfunduar dorëzimi në KZAZ numër 39.
Gazetari Andon Kello tha për ABC News se procesi i administrimit të votave ka ecur me ritme të shpejta. Gjithashtu 96 qendra votimi në një kohë shumë të shpejtë kanë mbyllur të gjitha kutitë.
Në njësinë 9, gazetari Ermal Vija tha se kanë mbërritur të gjitha kutitë në ZAZ numër 40. Numërimi pritet të fillojë pas orës 12.
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pretendimin e Belind Këlliçit, se në një zyrë elektorale të PS në Tiranë në rrugën “Marko Boçari”, po ushtrohej verprimtari e paligjshme zgjedhore.
Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.
Shqipëria mbajti këtë të dielë procesin zgjedhor, për parlamentin e ardhshëm me një mandat 4 vjecar. Ndërsa qendrat e votimit u mbyllën brenda orarit të caktuar, 19:00, KQZ përllogariti një pjesëmarrje, prej 42.16 % për 3020 qendra votimi të raportuara nga 525 në total.
Pjesëmarrjen më të lartë në këtë proces votimi e mban Dibra, ndjekur nga Tirana dhe Fieri, dy qarqet qe prodhojnë më shumë mandate.
Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në Tiranë për 804 qendra votimi nga 1282 në total është 48.73 %. Tirana është edhe qarku më i madh që do të prodhojë më shumë mandate, me plot 37 mandate, nga të cilët 12 në listë të mbyllur dhe 37 në listë të hapur.
Ora 23:28- PD kërkon ndarjen e votave të Greqisë/ Noka i kërkon komisionerëve të mos lejojnë numërimin
Në parkun Olimpik ka nisur të hapen kutitë e para të votimit të shqiptarëve të Diasporës, ku janë hapur zarfet që i takojnë qarqeve të Kukësit dhe Korçës.
Por sipas raportimeve, në parkun Olimpik Partia Demokratike ka kërkuar që votat e ardhura nga Greqia të ndahen veçmas. Për momentin KQZ ka ndalur punën, ndërkohë që Taulant Balla e ka cilësuar këtë proces si të jashteligjshëm, ndërkohë që pritet në minutat në vijim të qartësohet situata.
Komisioni i administrimit të votave nga jashtë po vlerëson sesi do të vijojë procesi. Duke nisur që janë në numër të barabartë antarët e forcave politike, vendimarrja finale i takon Celibashit i cili pritet të jap për pak çaste vendimin e tij. Ndërkohë, sapo ka mbërritur edhe deputeti i PD Flamur Noka.
Ora 23:22 Hapen kutitë e para/ Zgjedhjet, nis numërimi në Kukës, Mat dhe Libohovë
Numërimi i votave ka filluar në qarkun e Kukësit, konkretisht në KZAZ nr.11.
Ndërkaq, votat kanë nisur të numërohen në Mat, në KZAZ nr.16.
Numëruesit filluan procesin e numërimit të votave edhe në Libohovë.
Ora 22:40- Nis numërimi për votën e Diasporës/ Kutia e parë i përket qarkut të Korçës
Në parkun Olimpik po hapet kutia e parë sa i takon votave të Diasporës. Kjo kuti i përket qarkut të Korcës, kjo edhe përshkak se Pusteci ishte i pari që nisi numërimin.
Sipas burimeve të deritanishme, rezultatet e votave të numëruara, që i përkasin qytetarëve brenda territorit të vendit, janë 150 vota ne favor të PS, 118 në favor të PD. Sa i takon partive të vogla, Partia Mundësia ka marrë 3 vota, AKSH 1 votë, lëvizja Bashkë 1 votë dhe lëvizja Nisma 1 votë.
Ka nisur numërimi i votave në Pustec.
Sipas burimeve të deritanishme, rezultatet e kutisë së parë janë 150 vota ne favor të PS, 118 në favor të PD. Sa i takon partive të vogla, Partia Mundësia ka marrë 3 vota, AKSH 1 votë, lëvizja Bashkë 1 votë dhe lëvizja Nisma 1 votë.
Ora 21: 22 Përfundimi zyrtar i votimit, KQZ: Pjesëmarrja deri në 19:00
Ora 21:17 PS: Të publikohet rezultati i Vorës. Vendimi i KQZ, arbitrar dhe zhgënjyes
Partia Socialiste ka reaguar përmes zëdhëneses Helena Kacce, lidhur me vendimin e KQZ për të mos bërë publik numërimin e votave në Vorë. Sipas PS, ky vendim është arbitrar dhe zhgënjyes dhe se mbështetësit e PS duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.
Ora 20:58 – Socialistët festojnë në Vorë/ Këngë e valle pas përfundimit të zgjedhjeve. KQZ nuk publikon rezultatet
Socialistët festojnë në Vorë. Ndonëse rezultatet nuk janë bërë të ditura nga KQZ, ABC News mëson se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa PD-Aleanca e Shqipërisë Madhështore 42 vota.
Gazetari Ermal Vija tha për ABC News, se është evidentuar qartë që në avantazh të thellë në Vorë është Partia Socialiste. Edhe pse KQZ vendosi të shpallë nesër rezultatin, socialistët kanë festuar, ku u hodhën edhe fishekzjarrë.
Kryetari i Bashkisë Vorë në një komunikim të shkurtër ka thënë se Vora ka punuar për këtë ditë. Rezultatet janë edhe të konfirmuara nga komisionerët, tha gjithashtu gazetari Ermal Vija.
Ora 20:51- Berisha: Sovrani foli!/ Kreu i PD nuk i përgjigjet pyetjes nëse do të pranojë rezultatin
Në një deklaratë për shtyp, lideri i PD Sali Berisha tha se pret përgjigjen e sovranit. Lidhur me njohjen e rezultatit, Berisha refuzoi të përgjigjet.
“Unë pres sovranin. Unë jam këtu për të paraqitur para jush ato që ndodhin.
Ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore në të katërta anët e vendit, por të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ është një përpjekje për të ndikuar në rezultat, por kjo nuk do të ndodh sepse komisionerët tanë kanë marrë masa. Përgjegjësia e kësaj është e Edi Ramës.”
Ora 20:43- Berisha: Sovrani foli!/ Socialistët nisin festën nga Vora
“Sovrani foli, vota është në duart e komisionerëve me përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ me urdhër nga Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, ata janë aktivë, janë denoncuar qoftë nga mediat nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, të zbatohet ligjim ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë Madhështore , do marrin ndëshkimet më maksimale. E kuptoj se janë në përpëlitje të fundit, asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.”, tha ai.
Ora 20:37- Pse KQZ fsheh votat e Vorës? Socialistët nisin festën, por Komisioni s’publikon rezultatin
Në Vorë, ndonëse KQZ nuk ka publikuar rezultatet, “ABC News mëson se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa PD- Aleanca e Shqipërisë Madhështore 42 vota.
Ky rezultat ka bërë që edhe mbështetës të Partisë Socialiste në Vorë të nisin festën.
Dhjetëra mbështetës të bërë bashkë kanë festuar. Ndërsa kanë shpërthyer edhe fishekzjarre.
Tiranë- Shqipëria votoi. Shqiptarët dhanë fjalën e tyre me votë këtë të diel, me një proces që nisi që në orën 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00.
Në Vorë ka nisur edhe procesi i numërimit. Ndonëse rezultatet nuk janë bërë të ditura nga KQZ, ABC News mëson se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa PD-Aleanca e Shqipërisë Madhështore 42 vota.
Megjithatë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha në një komunikim për mediat se rezultati në Vorë dhe njësinë 10 ku është bërë në mënyrë elektronike del të hënën.
Nuk dihen arsyet përse këto rezultate nuk po publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Me kërkesë të PD, rezultati për Vorë, ku u zhvillua votimi elektronik dhe rezultati duhej marrë në kohë reale, rezultati zyrtar do të mësohet ditën e hënë. Njoftimi i pazakontë, në shkelje të ligjit, u konfirmuar nga vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit, i cili u dhunua nga shtetasi L.T
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një deklaratë për mediat duke pasqyruar edhe vijimësinë e procesit të votimit, pas përfundimit të orarit zyrtar 19:00.
Celibashi tha se procesi i identifikimit elektronik ka vijuar pa probleme.
“Procesi i identifikimit elektronik ka shkuar mirë, përjashto katër raste ku operatorët nuk u paraqitët. Dhe katër të tjera ku u ndërpre me pajisje dhe u kaluar nëpërmjet verifikimit të zgjedhësve”, tha ai. Më tej Celibashi bëri thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë, pasi tashmë fillon një tjetër fazë e rëndësishme ajo e numërimit.
Ora 19:52- Mbyllet votimi/ Celibashi: Në pjesën dërrmuese procesi me standarde. Pjesëmarrja deri në 18:00
Në një deklaratë për mediat, kryetari i KQZ Celibashi tha se është duke u mbikëqyrur procesi i dorëzimit të kutive. Sipas tij, procesi ka shkuar sipas rregullave dhe standarteve në pjesën dërrmuese të saj, ndërkohë që pjesëmarrja në orën 18 ka qenë 41.37 për qind.
“Jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të kutive në përputhje me protokollet. Përqindja në pjesëmarrje është 41.37 për qind në orën 18, ndërkohë do të ketë një përditësim më vonë. Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standartet.”
Ora 19:25- Mbyllet procesi i votimit në Kavajë, mbërrijnë kutitë e para në KZAZ 43
Procesi i votimit në qytetin e Kavajës është përmbyllur sipas orarit zyrtar. Kutitë e para kanë mbërritur në KZAZ nr 43. Në këtë qytet, kanë votuar 19.968 qytetarë ose e përkthyer në përqindje 31.75 %.
Ndërkohë përmendim që në Kavajë një qytetare u kap nga agjentët e një listë me emra familjarësh pas takimit që gruaja, e identifikuar si Xhuli Doda, pati me eksponentin partiak Elvis Doshi.
Ora 19:00- Greqia ‘sjell’ 52 mijë vota/ Diaspora, kanë votuar 191.837 emigrantë ose 78 për qind
Mbërriti në parkun Olimpik pakoja e fundit nga votat e Diasporës, ku qytetarët kanë shprehur preferencën politike. Janë 100 zarfet e fundit dhe kemi 191,836 vota të ardhura nga Diaspora, ku 52,938 vota janë të Greqisë, mbi 72 mijë janë të Italisë. Ndërkohë sipas rregullores, paralelisht me kutitë sipas qarqeve në vend do të hapen dhe ato të Diasporës sipas qarqeve.
Numri i pjesëmarrësve në Tiranë deri në këto momente janë 291,344 votues që kanë shprehur preferencën e tyre deri në orën 18. Kemi në total 41,1 për qind të totalit të pjesëmarrësve.
Partia Socialiste i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë por t’i drejtohen qendrave të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre me votë. Tashmë edhe pas përfundimit “Giro D’Italia”, është mundësia më e lartë për të votuar edhe në këto minuta të fundit, u shpreh zëdhënësja PS, në Vlorë Elena Kace.
“Mos e lini kete vendimmarrje ne dore te te tjereve. Beni detyren tuaj qytetare, votoni sepse kjo vote eshte per te gjithe ata qe duan nje shqiperi europiane e te mundesive! Dhe ju kujtoj, edhe pse koha eshte e shkurter, nese ju arrini ne qendren e votimit deri ne oren 7, askush nuk ju ndalon dot qe te ushtroni te drejten e votes. Prandaj nxitoni, mos e humbni kete mundesi. Dhe nje thirrje te vecante e kam per cunat dhe gocat e vlores. Sot vlora ishte kryeqyteti i gjithe botes! Qindra miliona shikues te giro Ditalia paten sot mundesin te shohin transformimin e vlores. E pra tani qe te gjithe mund te levizin lirisht ne qytet e qe gara mbaroi, nxitoni drejt qendrave te votimit per te hedhur nje vote dhe mos harroni pavaresisht orarit persa kohe jeni atye e ka njerez ne radhe ne qendrat e v otimit ju do mund te votoni! Nxitoni edhe keto 30 min qe kane ngelur”, tha ajo.
Ora 18:05- Ora e fundit e votimit/ Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, ku çdo qytetar po ushtron të drejtën e tij të votës. Sipas rezultateve të KQZ të publikuara, deri në orën 17:00, rreth 38,4 % e qytetarëve kanë shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit.
Ndërkohë, na ndan vetëm një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, ndërkohë që në qytetin e Sarandës vëzhgues të OSBE-ODIHR po monitorojnë procesin e votimit në qendrat e votimit. Deri më tani, Saranda nuk ka raportuar problematika gjatë këtij procesi.
Një orë nga përfundimi zyrtar i votimit, KQZ: Pjesëmarrja deri në 18:00
Ora 17:55- Baçi, “patronazhist”/ Deputeti i PD, ulur pranë qendrës së votimit
Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun Fier në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ditës së sotme kanë thyer Kodin Zgjedhor, duke hyrë brenda qendrave të votimit. Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit.
Kandidati Baçi ndodhet shumë pranë qendrave të votimit numër 2994 dhe 2994/1 në qytetin e Fierit. ndërkohë, kandidati Çela ka qenë në Çiflik në qendrën e votimit numër 2918.
Ora 17: 39- Giro d’Italia nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS
Në mbledhjen e rregullatorit të KQZ është diskutuar kërkesa e PS lidhur me shyrjen e afatit të votimit në Vlorë, me argumentinin se janë të paaksesueshme për shkak të aktivitetit G’iro D’italia.
“Sipas PS lëvizja e qytetarëve mund të jetë vështirë dhe për këtë kërkohet shtyrja e orarit deri në 22:00”, u shpreh përfaqesuesi i PS duke kërkuar shtyrjen e orarit.
Megjithatë, pas diskutimeve të zhvilluara në fund është vendosur që votimi të vijojë deri në të njëjtën orar siç edhe është njoftuar në orën 19:00. Pra në këtë mënyrë është rrëzuar edhe kërkesa e PS, duke njoftuar se nuk ka shtyrje të orarit të qendrave të votimit në Vlorë.
Ora 17:37- PS: Zgjidhni të ardhmen/ Zëdhënësja e Selisë rozë: Ditë e jashtëzakonshme për demokracinë
Zëdhënësja e selisë rozë, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje që në këto orë të fundit të votojnë masivisht.
Deklarata:
Prandaj ngrihuni vetë, por merrni edhe një familjar, një të afërm, një mik, e shkoni për të votuar. I bëjmë thirrje çdo të riu e të reje që të gjejnë pak kohë e të shkojnë për të votuar sepse nga vota e tyre varet drejtimi ku do të vazhdojë të ecë Shqipëria. I bëjmë thirrje çdo burri e çdo gruaje, atyre që sot janë duke shijuar pushimin e pasdites apo atyre që sot janë në punë. Gjeni pak minuta, bëni detyrën tuaj qytetare sepse me votën tuaj vendosni nëse Shqipëria do të avancojë drejt Europës apo do të humbasë kohë e vite të çmuara. Mbi të gjitha i bëjmë thirrje , çdo prindi, çdo gjyshi e gjysheje, që të gjejnë pak kohë e të shkojnë për të votuar sepse kjo votë do të thotë shumë për të ardhmen e fëmijëve e nipërve të tyre. Qindra mijëra shqiptarë e shqiptare e kanë bërë tashmë detyrën e tyre qytetare duke votuar – bashkohuni edhe ju me ta. Qendrat e votimit janë ende të hapura. Mos harroni: nëse ju nuk votoni, dikush tjetër do të vendosë për ju. Dita e votimit po shkon drejt mbylljes, por ka ende kohë të mjaftueshme për të votuar!
Policia ka nisur procedim penal ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Procedimi vjen pas incidentit të regjistruar në një qendër numërimi në Vorë, ku Noka u përfshi në konflikt me disa prej qytetarëve të pranishëm atje.
Ora 17:25 Vora, PD akuza Celibashit/ KQZ diskuton vendimin e marrë për heqjen e akreditimit të vëzhguesve
Komisioni Qendror i zgjedhjeve po zhvillon mbledhje me përfaqësues të partive politike, ku është diskutuar lidhur me situatën në Vorë. Partia Demokratike në Vorë ka ngritur akuza ndaj kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, pas situatës së krijuar, ku tashmë ka mbetur ka vëzhgues.
Sipas PD ka një mungesë të reagimit lidhur me këtë ngjarje. “Për ngjarjen e Vorës, Është e patolerueshëm që ngjarje të tilla të ndodhin. Kam pasur shumë kërkesa dhe mua anëtarit të KQZ më krijoi një sërë pengesash vëzhguesi. Jo më larg se një apo dy orë rezulton që shumë persona që nuk kanë lidhje me vëzhgimin e zgjedhjeve apo të jenë staf. Këto janë paligjshmëri. Dhe disa muaj përpara zhvillimit të këtij procesi në fokus kemi pasur krimin zgjedhor. Pretendimi në këtë diskutim, i jam drejtuar përfaqësuesit të SPAK lidhur me hetimin dhe ritheksoj se ishte disa muaj përpara. Unë nuk e kuptoj faktin kur nuk veprohet…, tha nga ana e tij anëtari i Komisionit rregullator KQZ.
Ora 17:24- Tirana rekord votuesish, KQZ publikon shifrat: 38.40 % pjesëmarrja deri në 17:00
Ora 17:00- Vëzhguesit me karton të kuq/ Vorë, asnjë vëzhgues në 6 qendrat e votimit në KZAZ 27
3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament, për një mandat 4-vjeçar.
Ndërkohë në Vorë nuk ka pasur asnjë vëzhgues në gjashtë qendrat e votimit në KZAZ 27.
Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se sipas kryetarit të KZAZ ka mbërritur një shkresë ku subjektet politike janë ankuar për ndërhyrje të vëzhguesve dhe se kanë pasur ndikim te qytetarët.
Ndërkohë tashmë është vendosur Admir Mane, kryetar i KZAZ 27 Vorë , subjekti politik Partia Demokratike.
Ora 16:56 “Votoni sepse është mundësia dhe e drejta juaj”, Topalli: Dilni të votoni
Drejtuesja e PD në Diasporë Jozefina Topalli në një deklaratë për shtyp tha se qytetarët duhet të votojnë sepse është mundësi dhe e drejta e secilit.
“Ju keni një fuqi edhe më të madhe nga çfarë ju e mendoni. Dyert e votimit hapen njëherë në katër vite. Ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të një kthese. Vota është përgjegjësi. Dua të falenderojë mijëra shqiptarë jashtë kufijve ku jo vetëm kanë votuar për një kthesë historike, por me mijëra kanë ardhur sot për të sjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët.”
ORA 16:26- Zgjedhjet/ KQZ publikon shifrat: 35.85%, pjesëmarrja deri në orën 16:00
Ora 16:20- Vorë, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve/ Vendimi vjen pas përplasjeve të Nokës me votuesin
KQZ ka dhënë një vendim për vëzhguesit në KZAZ 27 që t’i heq akreditimin të gjithë vëzhguesve të partive. Shkak është bërë një kërkesë e PD që ka hedhur pretendimin se vëzhgues të ndryshëm kanë hyrë brenda qendrës për të monitoruar procesin.
Veprimi është marrë pas kësaj shkrese, ku sipas PD pretendohet se vëzhgues të paindentifikuar të PS kanë hyrë në KZAZ për të vëzhguar procesin edhe pse nuk kanë qenë të akredituar.
Ora 16:09 Vorë, KQZ i heq akreditimin vëzhguesve/ Vendimi vjen pas përplasjeve të Nokës me votuesin
KQZ ka dhënë një vendim për vëzhguesit në KZAZ 27 që t’i heq akreditimin të gjithë vëzhguesve të partive. Shkak është bërë një kërkesë e PD që ka hedhur pretendimin se vëzhgues të ndryshëm kanë hyrë brenda qendrës për të monitoruar procesin. Veprimi është marrë pas kësaj shkrese, ku sipas PD pretendohet se vëzhgues të paindentifikuar të PS kanë hyrë në KZAZ për të vëzhguar procesin edhe pse nuk kanë qenë të akredituar.
Ora 15:40- PS thirrje: Shkoni të votoni! Zëdhënësja e selisë rozë deklaratë për mediat
Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, u ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ajo theksoi se përmes votës, do jenë qytetarët shqiptarë, të cilët do përcaktojnë se në cilin drejtim do vijojë të ecë Shqipëria.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët.Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj.
ORA 15:00- Zgjedhjet/ KQZ publikon shifrat: 32.91%, pjesëmarrja deri në orën 15:00
Procesi zgjedhor ne qarkun e Korçës po monitorohet në vazhdimësi nga Task-Forca e ngritur pranë Prokurorisë së Korçës.
Nën drejtimin e prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, prokurorët e Prokurorisë së Korçës ,agjentë të BKH dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut, po ndjekin nga afër procesin zgjedhor.
Task- Forca është në pritje dhe gatishmëri të plotë ,për të hetuar çdo denoncim që do të vijë në lidhje me procesin zgjedhor, duke garantuar ndjekje të kujdesshme dhe të paanshme të çdo denoncimi.
Ora 15:07 Frymëzuese/ Elbasan, vajza e paralizuar me karrocë ushtron të drejtën e votës
Ora 14:45 – Berisha ikën në shtëpi/ Zgjedhjet, kreu i PD lë selinë blu
Pas 4 orësh në selinë blu, kreu i PD Sali Berisha ka ikur në shtëpi. Për gati 4 orë Sali Berisha ka monitoruar të gjithë procesin nëpërmjet mediave dhe zhvillimeve të të fundit që transmetohen.
Më herët kreu i opozitës doli në një deklaratë për mediat falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe u bëri thirrje që të shkojnë të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë për të votuar.
Në mëngjes në shkollën 9-vjeçare “Kosova”, kryedemokrati i shoqëruar nga bashkëshortja, djali dhe nusja e djalit votuan.
Ora 14:23- Zgjedhjet/ KQZ publikon shifrat: 29.53%, pjesëmarrja deri në orën 14:00
Ora 14:00 Zgjedhjet/ Voton zv.kryeministrja Balluku në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka votuar në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. “ Do të bëja thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm pasi siç e dimë mirë se është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e BE.
“Saga” e dhunës nga eksponenti i PD në Pogradec vazhdon. Pasi dhunoi në qendrën e votimit komisionerin Enton Gega, nipërit e eksponentit të arrestuar, Luan Tollozhina i shkojnë në shtëpi dhe i rrahin gruan e djalin. Ky i fundit ndodhet në spital për të marrë kujdesin mjekësor.
“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52-vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Ora 13:43 Vorë, Celibashi mbron komisionerët/ Kryekomisioneri: Kandidatët të adresojnë shqetësimet në KQZ
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ishte në Vorë ku pa nga afër procesin zgjedhor. Në Vorë më herët pati përplasje, fyerje dhe kërcënime nga Flamur Noka ndaj qytetarëve, të cilët i akuzoi se po bëjnë presion ndaj votuesve.
Teksa mori në mbrojtje komisionerët, Celibashi kujtoi edhe njëherë se kandidatët për deputetë nuk lejohen të afrohen pranë qendrave të votimit.
“Përgjithësisht ata që janë të autorizuar nga KQZ, u janë bërë të ditur komisioneve. Detyrimisht ne ambientet e qendrave të votimit dhe numërimit, vëzhguesit e akredituar nga KQZ kanë të drejtën për të qenë prezentë. Këtë s’ta them dot, sepse nuk e di. Nuk e verifikoj dot. E rëndësishme është të kuptohen mirë mesazhet si nga përfaqësuesit politikë dhe nga vetë votuesit.”, tha ai.
Ora 13:36 Zgjedhjet/ Rama ndjek procesin në seli: Votoni me qetësi e durim, është detyrë qytetare
Ja ku jemi LIVE nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj t’iu them të gjithëve që nuk kanë shkuar të votojnë të shkojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja votoni
Ora 13:33 Kandidati i PD, në listën e ASHM, Kliti Hoti ka tentuar të hyjë në qendrën e votimit në teatrin Migjeni në Shkodër por është ndaluar nga vëzhguesit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ishte ne Durrës ku vëzhgoi nga afër tre qendra votimi. Ai theksoi se kjo është hera e parë që në Shqipëri organizohen zgjedhje që pas çeljes se negociatave me Bashkimin Evropian.
“Erdhëm edhe në Durrës se nuk donim te vëzhgonim procesin e zgjedhjeve vetëm në kryeqytet. Kjo është hera e pare e Shqipërisë qe organizohen zgjedhje qe pas çeljes se negociatave me Bashkimin Evropian. Jo se nuk kemi besim te OSBE -ODIHR, qe ka dhjetëra grupi inspektimi e vëzhgimi ne terren, se po bëjnë një pune shume te mire, por erdhëm vete për te pare nga afër se si po ecën procesi zgjedhor ne Durrës. Nuk mund te flas për procesin pasi do analizojmë me kujdes çdo gjë, jo vetëm procesin e votimit, por edhe para e pas këtij procesi”, u shpreh Gonzato.
Ora 13:00- Zgjedhjet/ KQZ publikon shifrat: Pjesëmarrja deri në orën 13:00, 26,36%
Ora 12:45 “Do të zvarris”, “Je horr i Xhabaftëve”, Noka humb qetësinë përplaset dhe kërcënon votuesit në Vorë
Ora 12:34 Tjetër rast i fotografimit të votës/ Pas Elbasanit, arrestohet votuesja në Tiranë
Një votuese në Tiranë është arrestuar pasi ka fotografuar votën e saj, në shkelje të ligjit. Ky është rasti i dytë ku një grua arrestohet pasi fotografon votën. Më herët një tjetër votuese u arrestua në Elbasan.
Ora 12:30- Zgjedhjet/ KQZ publikon shifrat: Pjesëmarrja deri në orën 11:00, 16.84%
Ora 12:25 Vota në pajë/ Nusja me vello në qendrën e votimit, martohet ditën e zgjedhjeve
Ora 12:05 VIDEO/ “Ta tregoj unë…”, Flamur Noka përplaset me votuesit në një qendër votimit në Vorë
Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me disa votues në Vorë ne një qendër votimi. Ai dëgjohet duke kërcënuar votuesit, ndërsa i paralajmëron se “do ta shikojnë” pas 11 majit.
“Keni intimiduar. E shoh se çfarë qytetari i lirë je. Ta tregoj unë. Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish. Do ta shohim pas 11 majit”, tha Noka.
Ky nuk është një rast i izoluar kur Partia Demokratike merr rolin e protagonistes për keq në këto zgjedhje.
Më herët, kandidatë dhe përfaqësues të saj kanë hyrë nëpër qendra votimi dhe kanë bërë thirrje që votuesit të votojnë Partinë Demokratike, sjellje kjo, e cila bie ndesh me Kodin Zgjedhor.
Deklarata e PS në Fier: Ashtu si e kishim paralajmëruar, Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit.
Përfaqësues të kësaj force politike kane braktisur detyrën, në disa disa raste, siç është sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete. Partia Socialiste ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të Qendrës së Votimit 3209/1, Jani Sharka.
Partia Socialiste edhe një herë ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike, të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese.
Ora 11:58 VIDEO/ Përplasje në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve
Ora 11:52 Fotografoi fletën e votimit/ E pëson votuesja në Elbasan, arrestohet nga policia
Fotografoi votën, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasja M.C. për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.
Në datë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit.
Ora 11:50 Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, shkeli Kodin Zgjedhor
Ora 11:19 A do të shtyhet orari i votimit në Vlorë? Ja si përgjigjet Celibashi
Në Vlorë këtë të dielë po mbahet dhe eventi sportiv “Giro d’Italia”, e cila për shkak të masave për kufizimin e disa akseve rrugore ndikon në procesin e votimit. Për këtë arsye PS kërkoi shtyrje orarit të votimit.
Në lidhje me këtë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, tha se shqyrtimi i kësaj kërkese i takon Komisionit Rregullator. Celibashi shtoi se në momentin që qendra e votimit është duke u mbyllur, qendra nuk mbyllet deri kur të mbaroje qytetari i fundit.
“Sa i përket shtyrjes së orarit të votimit. Po kemi marrë një kërkesë, në fakt është kompetencë e Komisionit Rregullator për të vendosur mbi këtë kërkesë. Nëse ata vlerësojnë se ka vend për të disponuar me një mënyrë apo me një tjetër për të disponuar mbi këtë kërkesë e vendosin ata. Kodi përcakton qartë. Nëse në momentin që qendra e votimit është duke u mbyllur, qendra nuk mbyllet deri kur të mbaroje qytetari i fundit”, tha kreu i KQZ.
11:15- Problematikat e para/ Kreu i KQZ-së: Janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë, shqetësim prezenca e përfaqësuesve të partive
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat tregoi problematikat e para, që janë hasur në terren mbi procesin zgjedhor. Ai theksoi se ka pasur vonesa në 8% të qendrave të votimit, ndërsa listoi si shqetësim dhe prezencën e aktorëve të partive, në qendrat e votimit.
“Nuk kemi asnjë qendër votimi të pahapur dhe të bllokuar. Nga përpunimi që kemi bërë. Janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë, rreth orës 08:00. Në 5% në qendrave të e votimit nuk kanë qenë të pranishëm të shtatë anëtarët e qendrës së votimit, ka patur kuorum prej katër anëtarësh, por s’kanë qenë të gjithë. Në të gjitha qendrat e votimit kanë qenë prezentë vëzhgues të partive dhe të tjerë.”, tha ai.
Ora 11:00- Zgjedhjet/ KQZ publikon shifrat: Pjesëmarrja deri në orën 11:00, 16.84%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në zgjedhje, deri në orën 11:00.
Sipas tij, kur kanë kaluar katër orë nga nisja e procesit të votimit kanë votuar në shkallë vendi 16.84% e votuesve.
Ora 11:00 “Bashkë me katunaren time”, Rama poston videon nga Surreli: Të gjithëve u urojmë një ditë fantastike
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shpërndarë një video i shoqëruar siç thotë ai me “katunarët” e tij në Surrel.
Ai ka uruar qytetarët, që kjo e diel, të jetë një ditë fantastike për të gjithë.
“Katuni jonë u përshëndet, ju përshëndet katuni jonë, ja ku jemi, ulni durët se është heshtje zgjedhore. Ky është katundi jonë. Unë me katuranen time këtu, ja dhe katunari tjetër këtu, ja dhe katunari tjetër këtu, ja dhe katunari i vogël këtu. Të gjithëve u urojmë një ditë fantastike nga katundi ynë, Surrel quhet.”, tha Rama.
Ora 10:56 Eksponenti i PD godet komisionerin e PS/ Pogradec, demokrati fyen qytetarët në qendrat e votimit
Te qendra 3901 në Pogradec është regjistruar një incident. Eksponent i PD Luan Tollozhina, ka goditur dhe ka gjakosur komisionet i PS Entin Gegën në qendrën e votimit dhe ka fyer një qytetare.
Tollozhina pretendon se komisioneri i ka ngacmuar vajzën.
Ora 10:50 Zgjedhjet/ Voton Rama: Të presim çfarë do thotë populli!
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.
Gjatë një prononcimi për mediat kryteministri Edi Rama tha:
“E vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit të presim cfarë do thotë populli” tha Rama.
Ora 10:43 Pjesëmarrja në rang kombëtar deri në 10:00
Ora 10:20- Voton kreu i PD/ Berisha hedh votën e tij në shkollën “Kosova”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqërua nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë hedhur votën e tyre në ambientet e shkollës “Kosova”.
0ra 10:00- “Zgjedhje europiane për një vend”, voton Presidenti Begaj: Një proces i qetë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga zonja e parë, kanë hedhur votën për zgjedhjet parlamentare të 2025. Çifti presidencial votoi te shkolla “Kongresi i Lushnjës”.
Kreu i shtetit apeloi që procesi zgjedhor të vijojë i qetë dhe kërkoi nga qytetarët të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.
“Për mua m’u duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, vendi dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një ditë të veçantë, pasi kemi hapur negociatat për BE, për herë të partë voton diaspora dhe duhet të plotësohen standarde. Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzueshme, ku qytetarët duhet të shprehin vullnetin e tyre të kirë dhe vullneti i tyre të dëgjohet”, tha ai.
Ora 09:54 Kërkesa e PS, KQZ ende pa vendim/ Nuk ka një vendim për shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një vendim në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste, e cila ka kërkuar shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë deri në orën 22:00, për shkak të mbajtjes së evenimentit sportiv Giro d’Italia”.
Kjo u raportua nga gazetarja e ABC News, Greta Bullari, e cila theksoi se kryetari i KQZ-së pritet të mbajë një konferencë për këtë çështje.
Ora 09:52 Të burgosurit shprehin vullnetin e tyre/ Nga burgu i Durrësit kanë votuar 196 persona
Në këto zgjedhje parlamentare edhe të burgosurit apo të paraburgosurit kanë ushtruar të drejtën e votës për formimin e qeverisë së re. Gazetarët e ABC News raportojnë numrin e personave që kanë votuar deri më tani në burgun e Durrësit, Fierit dhe Vlorës.
Nga burgu i Durrësit, sipas asaj që raporton gazetarja Habi Hoxha pritet që të votojnë 196 persona, mes tyre dhe “të burgosurit VIP”, Erion Veliaj dhe Ilir Beqja.
Në burgun e Fierit pritet të votojnë 397 persona me të drejte vote në qendrën e posaçme të votimit nr 3079/03 brenda territorit të IEVP.
Ora 09:34 U kap në shkelje të Kodit Zgjedhor/ Reagon Luan Baçi pranon hyrjen në qendrën e votimit
Kandidati i PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar pasi u kap teksa hyri në qendër votimi, në shkelje të plotë me rregulloren e Kodit Zgjedhor. Ky veprim u komentua edhe nga ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, i cili tha se është totalisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Sipas tij, kjo sjellje e kandidatëve e dëmton procesin zgjedhor.
Ora 09:29 Zgjedhjet parlamentare/ OSBE-ODIHR monitoron proçesin në qendrat e votimit
Hyrja e deputeteve të PD në qendrat e votimit dhe thirrja që u bëjnë zgjedhësve për t’i votuar është totalisht e ndaluar. Kështu u shpreh ish-kreu i KQZ, Kristan Kume, i cili tha se kandidatëve nuk u lejohet të hyjnë në qendrat e votimit për të bërë propagandë për veten dhe subjektin e tyre. Ai theksoi se thirrja ndaj zgjedhësve që të dalin për të votuar është e lejuar, ndërsa akte të tjerë shtoi ai janë të dënueshme dhe antiligjore.
Ora 09:20 Pjesëmarrja në rang kombëtar deri në 08:00
“Sot tashmë pas një rrugëtimi të gjatë të të gjitha partive që kanë bërë po themi një fushatë dinjitoze, pas asnjë lloj aksesi dhe pa asnjë lloj problematike në qytetin tonë. Shikojmë që dita ka nisur shumë mbarë dhe shumë mirë, përveç disa problematikave të vogla që janë shfaqur në orët e para të votimit, megjithatë janë zgjidhur të gjitha. Shpresoj që të shkojë kështu deri në fund.
Ora 08:54 FOTOLAJM/ Kandidatë të koalicionit të Berishës shkelin Kodin Zgjedhor, hyjnë në qendra votimi
Kandidatë të PD, janë parë të hyjnë në qendra të votimit, në shkelje të kodit zgjedhor.
Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen Zana Numani dhe Luan Baçi, kandidatë të koalicionit të Sali Berishës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se ka pasur tentime të kandidatëve për t’u futur në qendrat e votimit. Ai thekson se kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor dhe se kandidatët nuk mund të hyjnë në qendrat e votimit.
“KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit.
Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.
Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është vënë në pranga nga policia e Mirditës. Burime zyrtare të policisë thanë se në prang aka përfudnuar Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes demokrate si edhe një tjetër shtetas, Amarildo Jushi.
Arrestimet lidhen me ngjarjen e një dite më parë, ku Ndoja dhe Jushi kanë penguar lëvizjen e një makine me pretendimin se ishin duke blerë vota për Partinë Socialise. Ndaj tyre është ngritur akuza e Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” .
Por, nga kontrolli i makinave të personave të përfshirë në konflikt, ka rezultuar se në makinën e bashkëshortit të deputetes Hoti, janë gjetur lista me emra qytetarësh, duke shtuar dyshime për blerjen e votës.
Ora 08:29 ‘Zgjohen’ demokratët’/ Fillon procesi në Kavajë, në të gjitha qendrat e votimit
Në qytetin e Kavajës ka nisur procesi i votimit, në qendrat e votimit pas gati 1 orë e gjysmë vonesë. Në këtë qark procesi i votimit ka nisur me vonesë, pas komisionerët e PD u paraqitën me vonesë. Në një raportim LIVE nga Kavaja, gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se shkak i mosfillimit të procesit të votimit është bërë mungesa e dy komisionerëve të PD.
Dy prej komisionerëve të PS por edhe anëtarë të tjerë janë paraqitur, pranë KZAZ-je në pritje të kolegëve demokratë për të nisur procesin e votimit edhe për këtë zonë.
Ora 08:23 Parlamentaret në Dibër, procesi ka vijuar pa problematika
Procesi i votimit nga zgjedhjet parlamentare 2025 në Dibër ka nisur pa problematika.
Gazetari i ABC News, Sali Doçi, raporton se Policia ka përgënjeshtruar pretendimet e PD se ka pasur të shtëna me armë mbrëmjen e të shtunës.
“Policia ka deklaruar se nuk ka pasur të shtëna me armë, ashtu siç PD ka pretenduar”, tha ai.
Ora 08:24 Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në facebook, ndërsa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur 140 deputët e ardhshëm të parlamentit.
“MIRËMËNGJES Sot është Dita e Shqipërisë
Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre
Votoni
- shkruan Rama.” Shkruan Rama në facebook.
Ora 08:17 PD sërish gabon/ Berisha do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kosova”, jo te Jordan Misja
Një “çoroditje” ka ardhur nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, mëngjesin e kësaj të diele, në këtë ditë zgjedhjesh.
Më herët u njoftua se kreu i PD do të votojë në qendra e votimin te Jordan Misja, por njoftimi i fundit nga zyra e shtypit e selisë blu, njofton se kryedemokrati do të votoja te shkolla 9-vjeçare “Jordan Misja”.
Ai do të shkojë bashkë me familjen e tij, në qendrën e votimit ku ka votuar tradicionalisht.
Ora 08:14 Parlamentaret në Korçë, probleme në një qendër votimi
Në qarkun e Korçës procesi i votimit vijon normalisht. Kështu raporton gazetarja e ABC News, Gerta Vasku.
Ajo theksoi se një vonesë është krijuar në një prej fshatrave të Maliqit, për shkak të problemeve me pajisen e identifikimit elektronik. Po ashtu ajo shtoi se qytetarët korçarë vijon të ushtrojnë të drejtën e tyre, që në orët e para të mëngjesit.
“Ka nisur procesi i numërimit prej orës 7. Procesi ka ngecur në qendrën e votimit në qendrën e votimit në fshatin Sovjan në Maliq për shkak të një problemi me pajisen e identifikimit elektronik.
Ora 08:04 Zgjedhjet në Kavajë/ Në KZAZ 43 sportelet ende të mbyllura, shkak mungesa komisionerëve të PD
Rreth një orë pas orarit zyrtar të votimit, në KZAZ 43 sportelet vijojnë të jenë të mbyllura.
Në një raportim LIVE nga Kavaja, gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se shkak i mosfillimit të procesit të votimit është bërë mungesa e dy komisionerëve të PD.
Dy prej komisionerëve të PS por edhe anëtarë të tjerë janë paraqitur, pranë KZAZ-je në pritje të kolegëve demokratë për të nisur procesin e votimit edhe për këtë zonë.
0ra 08:00- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shtyrë për më vonë procesin e votimit pasi raportohet se në këto momente është kthyer në zyrë. Nuk dihen ende arsyet e kësaj shtyrjeje.
Ora 07:56- Nis me problematika procesi votimit në Durrës/ Mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike
Procesi i votimit në qytetin e Durrësit ka nisur me problematika. Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha e cila është duke ndjekur nga afër këtë proces raporton se në shumë qendra votimi në Durrës nuk funksionojnë pajisjet e identifikimit.
Gjithashtu disa komisionerë të PD në shumë qendra votimi nuk janë paraqitur në kohë. Ndërkohë që në dhjetëra qendra votimi nuk vijon procesi i votimit.
Ora 07:55 – Parlamentaret në Fier, procesi i votimit i qetë/ Qarku i dytë pas Tiranës, çon në Kuvend 16 deputetë
Në qarkun e Fierit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025.
Gazetarja e ABC News, Genta Dobra, raportonn se situata paraqitet në terren paraqitet e qetë.
Partia Socialiste pretendon në këto zgjedhje do të fitojë 11 mandate në qarkun e Fierit.
Ora 07:45 – Elbasan mungojnë komisionerët e PSD/ Në qendrën e votimin 23/51 procesin i votimit nis me vonesë
Procesi i votimit duhet të kishte nisur që në orën 7:00, atëherë kur hapen të gjitha qendrat e votimi, por procesi i votimit ka nisur vetëm pak minuta më parë. Siç raporton gazetarja e ABC News Kasandra Pali, shkak është bërë mungesa e një komisioneri nga e Partisë Social Demokrate.
Në qarkun e Elbasanit votohet në 508 qendra votimi, ku qyteti i Elbasanit ka numrin më të madh në 224 qendra të tilla. Në Qarkun e Elbasanit e cila prodhon 14 mandate deputetësh kanë të drejtë vote 331859 qytetarë.
Ora 07:30- Shqipëria voton/ “Aleanca Madhështore”, po Berisha akoma nuk është “zgjuar”
Shqipëria sot voton për formimin e qeverisë dhe parlamentit. 3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament, për një mandat 4-vjeçar.
Por si paraqitet situate në dy selitë e forcave më të mëdha politike në vend. Në selinë blu, të Partisë Demokratike dhe Aleancës Shqipëria Madhështore, duket se të gjithë akoma janë në gjumë.
Gazetari i ABC News, Andon Kello i cili ndodhte në selinë blu thotë se ka një qetësi absolute, mesa duket PD dhe AMSH e kanë sot heshtjen elektorale.
Ora 07:20- PS kërkon mandatin e katërt/ Përballë ka koalicionin e PD dhe 9 forca të tjera
Ora 07:00- Nis zyrtarisht afati i procesit të votimit në Shqipëri
Nis zyrtarisht afati i votimit, i cili do të jetë i hapur deri në orën 19:00.
Kodi zgjedhor parashikon që ato të qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në rastet e fluksit të votuesve. Në të njëjtën orë, do të mbyllet edhe procesi i votimit për Diasporën.
Çdo zarf që vjen përtej orës 19:00 nuk do të numërohet. / abcnews.al