Në Romë është zhvilluar mbledhja e parë mes dy qeverisë, Italiane dhe Shqiptare. Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Në këtë mbledhje janë nënshkruar 16 marrëveshje.
Gjithashtu është bërë shkëmbimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.

