Sfida kundër Gjeorgjisë/ Asllani optimist: Duam kualifikimin në Botëror

schedule18:35 - 9 Shtator, 2024

schedule 18:35 - 9 Shtator, 2024

TIRANË- Në prag të sfidës më Gjeorgjinë, trajneri i Kombëtares Sylvinho dhe mesfushori Kristian Asllani po mbajnë një konferencë për mediat.

Mesfushori theksoi se me Gjeorgjinë do të synojnë fitoren.

Ai tha se “Euro 2024”, që u mbajt në Gjermani, i ka mësuar kuqezinjtë për të fituar sfidat, pavarësisht kundërshtarit që kanë përballë.

“Tëë dy skuadrat vijnë me fitore, ata fituan thellë me Çekinë. Besoj se ne do ta respektojmë kundërshtarin, por nuk kemi frikë. Kemi të gjithë tifozat në stadium, i falenderojmë. Gjeorgjia po rritet, e pamë në Europian. Ne jemi stërvitur mirë. Ukraina iku dhe duhet të harrohet. Me këtë ekip mund të fitojmë pikë.Jemi shumë mesfushorë, të gjithë e dimë punën që duhet të bëjmë. Kemi luajtur unë dhe Ramadani, por unë ndihem mirë më të gjithë. Objektivi është të bëjmë pikë për të bërë krenarë shqiptarët.”, tha ai.

Ai u shpreh se futbollistët kanë një qëllim kryesor; kualifikimin në Botëror.

“Është objektivi ynë, kemi grup të fortë. Luajtëm me Ukrainën dhe fituam, nesër na vjen Gjerogjia, një skuadër që po rritet. Mungon Çekia me të cilëm kemi luajtur. Objekivi ynë është të arrijmë Botërorin. Të shohim ndeshjen nesër pasi aty është fokusi”, shtoi ai.

Në ndeshjen e parë të Uefa Nations Legue, Shqipëria fitoi me përmbysje me Ukrainën, në shifrat 1-2.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!