TIRANË- Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu drejtuan sërish Kuvendit për të bërë betimin mbi Kushtetutë e Reopublikës.
Drejtuesi i seancës Vasil Llajo lexoi formulën e betimit, ndërsa të gjithë deputetët, njëri pas tjetrit, u ngritën në këmbë dhe e shqiptuan atë, duke konfirmuar zyrtarisht detyrimin e tyre për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Ndërkaq, dy deputetë e PSD-së, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati i deputetit. Pas dorëheqjes së tyre, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve në qarkun Shkodër, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.
Kryesuesi i seancës, Llajo, tha se deputetët që nuk kanë mundur të bëjnë betimin këtë të premte, kanë mundësi që këtë të drejtë ta ushtrojnë në një moment të dytë.
Niko Peleshi, i propozuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për kryetar të Kuvendit mori mbështetje nga 84 deputetë, të cilët dhanë votën pro tij. Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, PD dhe aleatët 50, PSD 3, partia Mundësia 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një deputet.
Lajmi në përditësim…

