LIVE- Raketa e “SpaceX” gati për nisjen e misionit të parë turistik në hapësirë

schedule23:45 - 15 Shtator, 2021

schedule 23:45 - 15 Shtator, 2021

Misioni “Inspiration4” është gati. Raketa me katër astronautë në bord do të lëshohet pas pak nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania SpaceX. “Inspiration4” do të zgjasë tre ditë. Katër pasagjerët do të rrotullohen rreth orbitës së poshtme të Tokës në një lartësi prej rreth 540 kilometrash.

Për herë të parë në 60 vite të fluturimeve në hapësirë, një raketë do të lëshohet në orbitë me katër astronautë privatë në bord. Fluturimi i parë privat nga kompania SpaceX do të udhëhiqet nga sipërmarrësi 38-vjeçar Jared Isaacman, i cili po financon të gjithë udhëtimin.

Të katër udhëtarët privatë janë trajnuar për fluturimin për disa muaj. Nuk dihet se sa ka paguar miliarderi 38 vjeçar për të financuar misionin. NASA nuk është e përfshirë në këtë mision./ Abcnews.al