LIVE/ “Perdja e zjarrit”, çfarë po ndodh tani pranë Tiranës, në Fushë Krujë, Laç dhe Lezhë

schedule02:39 - 14 Gusht, 2022

schedule 02:39 - 14 Gusht, 2022

Vendi është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë gjatë këtyre momenteve ashtu siç abcnews.al kishte raportuar edhe më herët.

Reshjet të shoqëruara edhe me rrufe janë më intensive në zonën e Durrësit, Shijakut, Fushë Krujës dhe Lezhës, ndërsa me kalimin e orëve pritet të shtrihen edhe në jug.

Sa i përket ditëve në vijim, Shqipëria do të karakterizohet nga temperatura jo shumë të larta gjatë këtyre ditëve për shkak të masave ajrore të freskëta që vijnë nga veriu, duke bërë që të jetë një periudhë ideale për plazh, por duket se nuk do të vijohet edhe gjatë kështu.

Mësohet se deri në dielën në mbrëmje, në zona të ndryshme të vendit do të vërehen reshje të moderuara shiu.

Sipas Meteoalb, zona me reshjet më të dendura pritet pjesa malore mes Vlorës dhe Tepelenës, ndërkohë që gjatë bregut, duke filluar nga Velipoja deri në Ksamil, reshjet priten të jenë me intensitet shumë të ulët, raporton abcnews.al.