TIRANË- Pankartat në anglisht kundër Edi Ramës dukeshin si një përpjekje për të komunikuar me ndërkombëtarët.
Në seancë munguan episodet e dhunës, dhe në këtë klimë të re, masat mbrojtëse i lehtësoi edhe shumica.
Megjithëkëtë, garda u riaktivizua menjëherë kur Albana Vokshi ju afrua kryeministrit.
Në krye të opozitarëve ishte këtë javë Ervin Salianji, pas përjashtimit të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
Ai i tha kryetares së Kuvendit se nuk do të lejonin normalitet, e se protesta vazhdon, ndaj mazhoranca kaloi direkt në votimin e 13 pikave të rendit të ditës.
Jashtë Kuvendit, dy pjesët e demokratëve vijuan replikat me njëri-tjetrin.
Socialistët, pas 12 minutash seancë, ikën në shtëpi, duke i lënë opozitarët pa koment në përballjen mes vetes./abcnews.al