Ka nisur rinumërimi i fletëve të votimit për kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.
Rinumërimi u vendos nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pas ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Bashkia e Rrogozhinës u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, i cili mori 5133 vota, vetëm me 30 vota më shumë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Ky i fundit, arriti të sigurojë 5103 vota./abcnews.al