TIRANË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit në orën 23:00, ashtu siç ishte parashikuar.
Në Rinas, Presidenti Zelensky u prit nga ministri jashtëm Igli Hasani, Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali si edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë.
Pas pritjes zyrtare, autokolona që shoqëronte Presidentin e Ukrainës iu drejtua Tiranës, ndërsa ABC News përcolli drejtpërdrejt pamjet e këtij rrugëtimi.
Drejt Tiranës, Presidenti Zelensky u shoqërua nga eksorta që shoqëron kryeministrin Rama gjatë daljeve të tij.
Vizita e Zelenksy është një vizitë historike për Shqipërinë, e cila mbetet një anëtare aktive e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Ai do të qëndrojë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë për Ukrainën, që do mbahet në Tiranë, më 28 shkurt.
Presidenti ukrainas do të pritet të mërkurën nga kryeministri Edi Rama në 09:00 dhe më pas në orën 13:30 do të mbajnë një konferencë për mediat, ndërsa do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve./ n.m.abcnews.al


