Ndarja nga jeta e Kadaresë, Edi Rama dhe Vjosa Osmani homazhe për gjeniun e letrave shqipe

schedule11:50 - 3 Korrik, 2024

schedule 11:50 - 3 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë mbërritur në ambientet e TKOB-së, ku po mbahen homazhet në nderim të shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare.

Në këto momente po bën homazhe edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe presidenti Bajram Begaj me bashkëshorten e tij.

Të shumë kanë qenë personalitetet nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që kanë kryer homazhe, të cilat kanë nisur që prej orës 09:00.

Ismail Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer shqiptar jashtë vendit (në 45 gjuhë). Ai ishte gjithashtu fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare si dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në Letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga presidenti i Francës Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!