Vijon prej disa orësh parada e ushtrisë ruse në Sheshin e Kuq në Moskë në kuadër teë Ditës së Fitores ndaj Nazizmit, përmes së cilës Putini iu drejtua kombit të tij duke thënë se NATO dhe SHBA-të do t’i shpallnin luftë Rusisë përmes Ukrainës.
Fjalimi i Putinit ishte i rendësishem për mediat botërore, për të kuptuar vijimin e luftës në Ukrainë edhe pse deri më tani rusët nuk kanë arritur ndonjë fitore të rendësishme atje. Përkundrazi, ushtria ruse duket e paorganizuar, me mungesa të theksuara logjistike duke humbur edhe dhjetra mijëra ushtarë dhe mjete ushtarake. /abcnews.al