Kryeministri Rama u përgjigjet “Sy m’Sy” qytetarëve, liston projektet e reja për zhvillimin kulturor

schedule08:35 - 10 Qershor, 2025

schedule 08:35 - 10 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama pak kohë pas triumfit në zgjedhjet e 11 majit, është rikthyer tek rubrika Sy m’sy në të cilën u përgjigjet çdo pyetjeje dhe kërkesë të qytetarëve.

Në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, Rama u ndal edhe tek zhvillimi kulturor, ku listoi projektet për hapjen e galerive dhe muzeve të tjerë.

“Të gjitha reformat në fund të ditës vetë qeveria ka për ta çuar ujin në atë mulli. Jemi në një botë krejt tjetër nga ajo që ishim dhe na kishin mbyllur më parë në një bunker. Bota është shumë e vogël, ka njerëz që vijnë dhe ikin. Tirana ka teatër, ndërkohë që po ndërtohet dhe Teatri Kombëtar në Tiranë, atje ku ishte teatri I vjetër.

Tirana ka muze, dhe ndërkohë jemi duke rindërtuar galerinë kombëtar dhe duke ritransformuar muzeun kombëtar, ndërkohë qe jemi duke punuar për muzeun e artit islamik dhe për muzeun Besa. Tirana ka muze dhe do të ketë më shumë muze. Jemi duke punuar dhe për muzeun Europian këtu në Tiranë. Tirana ka një cirk. Nuk e di pse ty të frymën Tirana, sepse të gjithë që e vizitojnë largohen me një shije të mirë”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!