Kremtohet Pashka Katolike, mbahet mesha e shenjtë në Katedralen “Shën Pali”

schedule10:50 - 31 Mars, 2024

schedule 10:50 - 31 Mars, 2024

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Jezus Krishtit, festën me të rëndësishme të besimit të tyre. Krishti u sakrifikua për maketet e njerëzit, ringjallja e tij simbolizon shpresën për një jetë më të mirë.

Mëngjesin e kësaj të diele besimtaret katolike në kryeqytet iu drejtuan katedrales Shën Pali për të ndjekur meshën e shenjtë, që u udhëhoq nga imzot Arjan Dodaj.

Në ditën e kremtimit të ringjalljes së Jezu Krishtit, besimtarët katolikë luten për shëndet dhe më shumë paqe.

Në pritjen e organizuar në katedralen Shën Pali, ku morën pjesë krerët e shtetit, përfaqësues të politikës dhe krerët e besimeve të tjera fetare, Imzot Arjan Dodaj mesazhin e tij e adresoi për të rinjtë shqiptarë.

Sinkron: këto pashkë të shërbejnë si guxim për një fillim të ri. Të rinjtë të guxojnë të marrin drejtimin e vendit.

Festimet për pashkën kulmuan mesnatën dhe orët e para të së dielës, kur qindra besimtarë mbushën katedralen katolike në kryeqytet për të pritur ringjalljen e Jezu Krishtit.

Besimtarët ndoqën meshën e shenjtë, u lutën, ndezën qirinj dhe shkëmbyen vezët e kuqe, simboli i kësaj ditë të shenjtë të kalendarit të fesë së Krishterë.

Pashkët festohen të dielën, pas 40-diteve të Kreshmës, kur besimtarët heqin dorë nga disa lloje ushqimesh. Vdekja e Krishtit ne kryq dhe ringjallja e tij simbolizon sakrificën sublime dhe shpresën e pavdekshme

ABC News uron të gjithë besimtarët katolikë: Gëzuar Pashkën!/n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!