Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës, në sfidën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.
Këtë të dielw zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku fillimisht është radha e “Legjionarëve” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, të cilët do t’i përgjigjen pytejeve të gazetarëve shqiptarëve dhe të huaj. /i.m /abcnews.al
Konferenca live:

