“Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur me Shqipërinë”, Ministri hungarez: Përmbushët reformat. BE ka humbur peshën e saj, duhen energji të reja

schedule10:04 - 15 Tetor, 2024

schedule 10:04 - 15 Tetor, 2024

LUKSEMBURG- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po mban një deklaratë e përbashkët për mediat me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së si dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj një ore kanë qenë historike, kemi celur, grup kapitullin e parë me Shqipërinë. Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kanë qenë në krye të rendit të ditë, e kuptojmë që BE është duke humbur konkurueshmëri peshën e  tij, kur vjen fjala për politikën globale. BE ka nevojë për energji të re. duke qenë fqinj të drejtperdrejte. Duke njohur rajonin e dimë se kjo energji e re do vi nga Ballkani Perëndimor, është me rëndësi të përshpejtohet integrimi i tij. Na duhen hapa urgjente për politikën e zgjerimit, e konsiderojmë si një prej më të rëndësishmeve. Koha mesatare e pritjes ka tejkaluar 15 vjet dhe kjo është e papërshtatshme na duhet të prëshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani.” u shpreh ministri i jashtëm hungarez, Péter Szijjártó,

Shqipëria hapi sot grupkapitullin e parë me BE-në duke nisur rrugëtimin e gjatë sfidues, por plot shpresë. Shefi i qeverisë tha se do punojnë pa pushim, që Shqipëria, të bëhet vend anëtar i BE brenda vitit 2030.

“Është synimi ynë, ta përmbyllim këtë proces brenda kësaj dekade dhe të jemi gati të trokasim në dyert e Këshillit të Evropës si shtet anëtar. Kjo është shumë ambicioze dhe do kërkojë një volum të madh pune, kemi punuar dhe kemi hartuar një udhërrëfyes. Kemi një plan, po kështu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë që të na ndihmojë për ta arritur këtë. Kur them miqtë, kjo është e dyanshme. Kemi nevojë për dije dhe për mbështetjen e trurit. Duke bërë të gjitha këto, që për sa na takon ne, do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetme. Ta bëjmë Shqipërinë si vend anëtar në mënyrën si funksionon dhe kjo është gjëja më e rëndësishme pasi nuk duam që Shqipëria të largohet dhe të marrë çantat dhe të vijë në Bruksel, duam që BE të jetë në Shqipëri. Pikërisht është ajo që duhet të përfundojmë, të ndërtojmë Evropën në Shqipëri.”, tha Rama./abcnews.al