Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Dy liderët firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.
Sigurimet në bujqësi dhe hapja e programeve të studimit të Fakultetit Teknik të Stambollit në Shqipëri, janë disa nga marrëveshjet e firmosura.
Një tjetër marrëveshje e firmosur, ishte edhe ajo e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin./abcnews.al