Bregaj pret me ceremoni zyrtare homologun turk: Mirësevjen President Recep Tayyip Erdoğan, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve!

schedule11:32 - 10 Tetor, 2024

schedule 11:32 - 10 Tetor, 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po zhvillon një vizitë shtetërorenë Shqipëri.

Fillimisht, Presidenti Begaj dhe Presidenti Erdogan zhvilluan takimin kokë më kokë dhe më pas takimin me delegacionetpërkatëse.

Biseda u fokusua në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe në mundësitë që këto marrëdhënie të thellohen e tëforcohen.

“Mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, – e konsideroi Presidenti Begaj Presidentin Erdogan.

“Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, – u shpreh Presidenti i Republikës së Shqipërisë, – njëbashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet”.

“Ky bashkëpunim, – vijoi Presidenti Begaj, do të një njohë rritje të mëtejshme me këtë vizitë dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse.

Konfirmoj se Shqipëria ka një vullnet të fortë për të vijuar me avancimin e marrëdhënieve në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh. Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë  është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha,si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, kontributi reciprok në organizmat ndërkombëtarë, ku dy vendet janë anëtare.

Kreu i Shtetit e falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën qëTurqia ka dhënë para dhe gjatë procesit të integrimit tëShqipërisë në NATO, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera qëefektivët tanë kanë në misionet dhe operacionet e përbashkëta.

Gjithashtu, Presidenti Begaj e falënderoi Presidentin Erdoganpër ndihmën që Turqia ka dhënë në edukimin, trajnimin dhe modernizimin e forcave tona të Armatosura.

Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar për të shkëmbyer pikëpamje dhe opinione mbi çështjet e sigurisë, të cilat lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rajonin tonë dhe në Lindjen e Mesme.

“Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht dhe pa rezerva zgjidhjenme dy shteteve të pavarura, që jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë”, – theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti.

Gjatë bisedës, u vlerësua me rëndësi edhe forcimi i lidhjeve dypalëshe përmes avancimit të projekteve të bashkëpunimit ekonomik.

“Turqia është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Investimet turke e bëjnë Turqinë partnerin e katërt më të madh tregtar të Shqipërisë. Mirëpresim kompanitë turke për të investuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, si: infrastrukturë, turizëm, energji, teknologji, bujqësi, si dhe në industrinë e prodhimit dhe të përpunimit”, – theksoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!