Kombëtarja shqiptare, do të përballet të enjten e 13 nëntorit me Andorrën. Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Një ditë para ndeshjes, skuadra kuqezi ka dalë në një konferencë për mediat, ku kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh optimist sa i takon sfidës. Ai shtoi se ekipi duhet të japë maksimumin në fushë për të marrë 3 pikët.
Sa i takon skuadrës ai shtoi se është rritur kualiteti, ku fokusoni e çoi në futbollistët e rinj që do veshin fanellën kuqezi.
“Kemi ardhur këtu për një qëllim, që të marrim 34 pikët. Na nevojiten për objektivin. E kemi parë kundërshtarin, në ndeshjet ku Serbinë dhe Anglinë i kanë vendosur në vështirësi. Ne do të bëjmë futbollin tonë. Do futemi në fushë për 3 pikët. Do e respektojmë kundërshtarin, por duhet të jemi të fortë për të përballuar gjithçka.
Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshjet me fanellën e Atalantës. Fitorja është gjithmonë e rëndësishme. Tani ndeshja më e rëndësishme është ndaj Andorrës. Ato momentet kur të jemi mirë, duhet të japim maksimumin për 3 pikët. Jemi gati për sfidën me Andorën. Gjithçka është e mundur në futboll. Çdo gjë është e arritshme, pse jo dhe ta provosh. Ajo që më vjen tani ndërmend, është se mundësitë që kemi me lojtarët me shumë cilësi, kemi lojtarë të rinj me shumë cilësi që i janë bashkuar ekipit tonë. Kualiteti është rritur në disa aspekte. Grupi bën të mundur gjithçka dhe kjo është gjithçka që kemi ne”, tha Gjimshiti.
Kombëtarja shqiptare, do të përballet të enjten e 13 nëntorit me Andorrën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit./abcnews.al

