Berisha në selinë e PD-së, Basha: Na rikujtoi ’97. S’ja fal kurrë, nuk është burrë, ish-komunist

schedule18:30 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 18:30 - 13 Dhjetor, 2021

Sali Berisha u rikthye në selinë e Partisë Demokratike dhe zhvilloi aty një mbledhje me grupimin e tij. Ai nuk u pengua të vepronte, ndërsa në të njëjtin kat, në një zyrë tjetër, edhe Basha zhvilloi një mbledhje. Nuk munguan thirrjet nga mbështetësit më pas ishin Berisha dhe Lulzim Basha që bënë akuza të forta kundër njëri tjetrit.
Zhvillimet minutë pas minute
18:11-A do të lejohet të futet në PD? Basha i kujton Berishës 21 Janarin: Sali, unë s’u përgjigja si ti
PD është gati të përballet me cdo situatë”. Kështu u përgjigj Lulzim Basha kur u pyet nëse do të lejojë më Sali Berishën që të futet në selinë e PD-së, sikur ndodhi sot. Ish-kryeministrit Berisha, lideri aktual demokrat i kujtoi 21 Janarin e 2011, ku u vranë 4 protestues në bulevard pas demonstratës.“Skenari i sotëm ishte skenar provokimi, kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 Janar, por unë nuk iu përgjigja, sikur iu përgjigja Sali Berisha në 21 Janar. Ne do të ruajmë qetësinë, por do të kemi vendosmërinë totale për të mbrojtur interesin e demokratëve”.

18:10-Kuvendi i Berishës i dështuar”, Basha: Cili do jetë “fati” i deputetëve që e përkrahën

“Të dështuar”, kështu e ka quajtur kreu i PD Lulzim Basha Kuvendin e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë në “Air Albania”. Sipas Bashës, me aq para sa janë dhënë, duhet të kishte më shumë njerëz në stadium.

18:00-Basha e akuzoi se ka kërcënuar deputetët, Agron Kuliçi: Nuk është e vërtetëPas akuzave nga kryedemokrati Lulzim Basha  se ka marrë në telefon dhe ka kërcënuar disa deputetë të PD-së ka reaguar ish badigardi i Berishës, Agron Kuliçi.Kuliçi në reagimin e tij është shprehur se nuk ka kërcënuar asnjë person dhe këto janë trillime të Bashës.17:56“Nuk jam më 17-vjeç”, Basha: Burri i Blerina Gjylametit i solli Berishës skenën për Kuvendin

Kreu i PD Lulzim Basha tha gjatë konferencës me gazetarët se kompania e bashkëshortit të deputetes Blerina Gjylameti në Itali ka sjellë në stadiumin “Air Albania” skenën e përdorur nga Sali Berisha në Kuvendin e të shtunës. Basha tha se kjo është provë e bashkëpunimit të Ramës dhe Berishës teksa kujtoi një paralajmërim të Gjylametit për Enkelejd Alibejan.
17:54Basha paralajmëron “non grata” amerikane për Metën dhe Ramën
Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur non grata nga SHBA e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama.Gjatë një konference me gazetarët, Basha deklaroi se edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do kenë fatin e tij duke theksuar se ata konkurrencën e kanë me njëri tjetrin.
17:53-“Tallava, tallava”, Basha i përgjigjet Këlliçit: Do japësh përgjigje në SPAK për falsifikimin e vulës

Partia Demokratike ndërmori hapa ligjorë kundër funksionarëve të sapo shkarkuar të saj të cilët morën pjesë në “Kuvendin Kombëtar” të Sali Berishës më 11 dhjetor. PD kallëzoi në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për falsifikimin e vulës së PD, deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli. Kryedemokrati tha sot se pesë të kallëzuarit do të mbajnë përgjegjësi.

Ata të pestë që kanë marrë përsipër të shkelin mbi demokratët duke falsifikuar simbolet e demokratëve në funksion të një personi të shpallur “non grata” nga SHBA, ata persona që kanë bërë këtë janë kallëzuar në SPAK dhe do të përgjigjen” tha ai.

17:51-“Toyota Yaris”, Basha: S’kam ftesë nga prokuroria belge, në hak jam me zotin por jo me Berishën

Lulzim Basha u ka dhënë përgjigje akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se kreu i PD është thirrur për të dëshmuar nga prokuroria belge, lidhur me çështjen ‘Toyota Yaris’. Prerazi, Basha tha se nuk ka marrë asnjë ftesë nga prokuroria blege, duke i konsideruar këto akuza të Berishës të pavërteta.

16:53 – Basha: S’ia fal kurrë Berishës, është bërë barrë për PD e pengesë në aksionin opozitar
Deklarata të forta kundrejt Sali Berishës ka bërë kreu i PD Lulzim Basha duke u shrehur se ai është bërë një barrë për PD dhe demokratët dhe një pengesë në aksionin opozitar.“Nuk do i nënshtrohemi asnjë presioni dhe do të marrim pjesë me vendosshmëri në një proces politik  që është një proces shprese sepse shikon nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Është një proces i destinuar të përfundojë me sukses. Regjimi do mposhtet jo me një non grata që do të bëjë të gjithë partinë non grata, por me një parti në krah të shqiptarëve dhe të Amerikës mbështetja e të cilëve është shprehur nga shkallët e kësaj partie. Me këtë mbështetje demokratët do ta çajnë perden e dëshpërimit i cili është përfituesi i vetëm i kësaj tollovie të Berishës. Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, me 40% të familjeve shqiptare që nuk ngrohin dot shtëpinë, në vend që të merrem i me hallet e mbi 50% të shqiptarëve… Nuk ia fal kurrë si demokrat si prind  i dy  fëmijëve , s’ka shqiptarë t’ja falë, Sali Berisha është bërë barrë për PD, demokratët e familjet shqiptare, është bërë pengesë për aksionin opozitar”, tha Basha.16:46 – Basha: Kërkon të bëjë të gjithë partinë “non grata”, Berisha s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta kundër Sali Berishës që u fut ditën e sotme në selinë blu. Ai tha se ish-kryeministri kërkon të rikthejë 1997.“Spektakël i shëmtuar i së kaluarës që demokratët kanë vendosur ta lënë mbrapa, shkaku dihet. Dje është mbledhur këshilli kombëtar i PD-së, që ju e keni mbuluar, me standard dhe transparencë, kemi bërë përpjekje për t’u shkëputur nga e kaluara e rrahjes së sallave, që Sali Berisha nuk ka lënë ish-kryetar pa e rrahur dhe pa i thyer dhëmbët. E sotmja është ndarja nga e kaluara e errët e Sali Berishës. Farsa me gjykatën në Francë që nuk dihet kur fillon dhe mbaron.Berisha në kulmin e dëshpërimit që 11 Dhjetori nuk prodhoi asgjë, sot ndërmori një akt që kujtoi cdo demokrati dhe shqiptari skena të harruara nga pjesa më e errët, nga një vit dhe kohë e mbrapsht. Asnjë demokrat. As anëtarët e këshillit kombëtar, që refuzuan thirrjen për bojkot ishin këtu të pranishëm” tha ai.
16:45 – Përplasjet në selinë e PD, Basha: Berisha kërkon të kthejë skenat e 97 në shtëpinë e lirisë

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjeve të zhvilluara në selinë e PD ku ishte i pranishëm Sali Berisha.

Në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Basha deklaroi se Berisha po përpiqet të rikthejë skenat e vitit 1997 në shtëpinë e lirisë sipas tij me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave.

Rikthimin e Berishës në selinë blu dy ditë pas Kuvendit të 11 Dhjetorit, Basha e cilësoi si një spektakël të shëmtuar të së kaluarës që PD ka vendosur ta lërë pas.

“Në përpjekjet e tij qesharake për të na rikthyer skenat e 97 këtu në shtëpinë e lirisë me gjuhën  e mashtrimeve dhe gënjeshtrave. Ky ishte një spektakël i shëmtuar të së kaluarës i asaj të kaluarës që PD ka vendosur ta lërë pas“, tha Basha.

15: 57 – “Kanë armë”, policia mbërrin në selinë e PD

Policia ka mbërritur në selinë e PD pas telefonatës së bërë nga Belind Këlliçi i cili krah Berishës i mori në telefon duke denoncuar se të rinjtë demokratë sipas tij i kanë kërcënuar me armë.

‘Njerëzit e armatosur si njihnim ishin me kapuc, kishte dhe nga ata që i njohim por nuk morën pjesë’, tha një i ri.

15: 48 – “Kanë armë”, Berisha: Selia e PD e mbushur me banda të armatosura, kanë kërcënuar demokratët

Sali Berisha dhe Belind Këlliçi nga selia e PD kanë deklaruar se disa të rinj demokratë janë kërcënuar me armë.

“Këta të rinj njoftojnë se erdhën dhe i kërcënuan me armë. Këta thonë erdhën e na kërcënuan këtu. Demokratët nuk ndihen të rrezikuar por ata që merren me banda kriminale. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen shumë rëndë. Gjithçka po bëjmë për ta ringritur këtë seli në bazë të vlerave.

Ky është një akt shumë i shëmtuar, Belind ku janë ata? Basha ka mbushur selinë me banda të armatosura. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Të rrezikuar janë ato që lozin me bandat kriminale. Të fusin ë në selinë njerëz të kërcënojnë të rinj është një krim i shëmtuar. Atë që e kanë bërë do përgjigjen. Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë selinë bazuar në vlerat.“, tha Berisha.

15:27 – Belind Këlliçi telefon policinë: Me kanë vjedhur zyrën, ka njerëz të armatosur
Ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili u shkarkuar nga Lulzim Basha ka bërë një kallëzim në polici.Pasi ka përfunduar takimi me Sali Berishën në selinë e PD-së, Belind Këllici ka telefonuar policinë duke thënë se i kanë vjedhur zyrën.“Dua të bëjë një kallëzim se më është vjedhur zyra. Duhet të bëhet ekspertiza. Më kanë vjedhur shumë të dhëna. Është shumë tension. Ka shumë tension se ka njerëz të armatosur.” tha Këlliçi në një komunikim me policinë.
15:27 – Berisha i vendosur të marrë kryesinë e PD-së: Është dëshirë e shqiptarëve

Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes me mbështetësit e tij në PD, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka hedhur sërish akuza të forta ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Mes të tjerash Berisha ka folur edhe rreth pretendimit të tij për të ardhur në krye të partisë. Sipas Berishës kjo që ai kërkon të bëjë është që të çojë në vend thirrjen e shqiptarëve.

“Ishin mbi 530 mijë shqiptarë që me mbështesin mua. Ky rikthim i imi është thirrje e brendshme e shqiptarëve. Ata e dinë që rikthimet kanë qenë të suksesshme. Si të bëj unë? Të largohem?”

“Këto dy muaj kam munguar në parlament por pres me padurim që të kthehem”.

“Revolucionet nuk dënohen, është revolucion”, tha Berisha.

15:04 – “Komision për referendumin”, Berisha: Basha ka kryer akt si krimi elektoral, ka plaçkitur kartat e anëtarëve

Sali Berisha ka vijuar edhe sot nga selia blu akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha. Sipas Berishës Basha është i çmendur pas karriges, ndërsa veten e ka cilësuar si një njeri që ka pasion vetëm të punojë për liritë e demokratëve. Ish lideri demokrat tha se është miratuar një referendum, për ratifikimin e Kuvendit të thërritur më datë 18 dhjetor.

“Basha i çmendur me pasionin e karrigeve. Dhe nga ana tjetër njeriu i pasionit dhe misionit që është para jush që nuk punojnë për karrige por për liritë e demokratëve dhe liritë e shqiptarëve. Në mbledhjen tonë u dërgova përshëndetje të përzemërt demokratëve në Shqipëri. Kam një thirrje të përzemërt për çdo demokrat që ende nuk ka vendosur është i mirëpritur dhe krah hapur. E ndoqët vetë ju kuvendin. Në rast se do ishit në Kuvend do mund të shprehnit lirisht mendimet , opinionet. Ishte një rast i humbur por megjithatë unë jam një nga ata që them nga vetja ime më mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë. Ata nuk janë kaq të vonuar i ftoj të bashkohen dhe kontributi i secilit do respektohet. Në këtë familje me kushtetutë të re. Ftoj kryetarët e partive që deri më tani janë të lëkundur dhe të bashkohen në anëtarësitë e tyre.” tha Berisha.

15:04 –  Përse nuk u lejuan mediat në Kuvend? Berisha: Kishte vështirësi në lëvizje

Në konferencën për gazetarët pas mbledhjes që zhvilloi me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, Sali Berisha u pyet edhe për faktin përse nuk u lejuan mediat në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Berisha argumentoi se një zgjedhje e tillë u bë pasi kishte vështirësi në lëvizje. Ish-kryeministri garantoi se shpenzimet do të bëhen publike shumë shpejt.

“Siç e vutë re ju kuvendi u zhvillua në kushtet më të veçanta,. Dhe megjithë dëshirën time që ju të ishit aty ishte e pamundur lëvizja pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur. Drejtuesit mediatikë e konsideruan dhënien si praktikë të ndjekur, dhënien e sinjalit nga një regji. Për sa u përket delegatëve ju e patë që secili ishte me barkod. Secili nga ju mund të shkojë ta marrë atë dokument dixhital.  Asnjë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindare shpenzimet e Kuvendit. Ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Por çdo gjë do të bëhet transparente me fatura dhe gjithçka tjetër. Të gjitha kutitë e votimit cilido mund të shkojë ti numërojë. Në vlerëismin tim nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt se ky”, tha Berisha.

14:45 – Përfundon mbledhja e Sali Berishës: Konferenca më e jashtëzakonshme për mua, rikthejmë pluralizmin

Përfundon mbledhja e Sali Berishës dhe Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike në selinë blu.

“Nga të gjitha konferencat e shtypit ju garantoj se kjo konferencë është më e veçanta e të gjitha të tjerave. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të rithemelimit të PD-së. Ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie e grave vajzave e djemve e burrave të lirë, që në kundërshtim në përballje me narkoshtetin, apo të themi me peng kryetarin Lulzim Basha. Por edhe presione të tjera të pandershme ngrihen si vigan në një Kuvend të lirë dhe e bëjnë PD shpi të lirisë. Të rikthejnë pluralizmin politik, në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD-së, ky ishte Kuvend më perëndimor në vlerat që sanksionoi në kushtetutën e PD-së.” tha Berisha mes të tjerash.

“Dua t’ju informoj se personalitete më të shquara të krahut konservator kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët”

Aktualisht në një zyrë paralele, kreu i PD Lulzim Basha është në selinë blu në mbledhje me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.

14:17- Berisha në seli, përplasje në hollin e PD

Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.

Në hollin e partisë ka një përplasje. “Unë nuk po bëj asnjë skandal, as po gjuaj as po shaj. Jam në punë time”, thotë një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.

Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

13:57- Lulzim Basha ndodhet brenda, Berisha hyn me mbështetësit e tij në seli

Teksa Lulzim Basha ndodhet në një takim me mbështetësit e tij demokratë, në seli ka mbërritur ish lideri Sali Berisha. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar më dhjetëra demokratë që i kanë dalë në krah.

Berisha i ka bërë thirrje Bashës që të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, ndërsa ka deklaruar se nuk do shkojë në sallën ku ndodhet Basha edhe pse i ndan vetëm një mur

13:54- Berisha në selinë blu, nuk gjejnë sallë për mbledhje: Pengu i ka marrë të gjitha karriget

Ish-kryeministri Sali Berisha është futur me anëtarët e Komisionit e Rithemelimit të PD në selinë blu. Berisha tha për mediat se do të zhvillojnë një mbledhje.

Ish-kryeministri hasi vështirësi për të gjetur një sallë për të zhvilluar mbledhjen, më pas u akomoduan në një prej sallave. “I ka marrë të gjithë karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vet. Lulzim Basha është aq i çmendur pas karrigës së tij”, tha Berisha.

Sakaq, zëdhënësja e PD Ina Zhupa e cila ndodhet në studion e ABC me Juli Xhokaxhi, ndërsa zhvillohen këto të papritura në selinë blu, sqaroi se karriget janë spostuar në një sallë për mbledhje e Këshillit Kombëtar.

13:45-Berisha hyn në selinë e PD-së: Basha të reflektojë deri me datë 18

Mes mbështetësve të tij, Sali Berisha ka hyrë në Selinë e Partisë Demokratike.

“Për të sjellë vullnetin e shumicës shqiptare. Janë anëtarët të komisionit të përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit. Kanë ardhur të vendosen në selin e demokratëve. Dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme. “

“Deputeti Basha deri me datën 18 duhet të mendojë dhe të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtë zakonshëm të historisë së këtij kombi dhe të Europës. Ku vullneti triumfojë panë spektaklin e lirisë më të bukur në historitë”.

13:43- Berisha dhe mbështetësit e tij futen në selinë e PD-së, Basha ndodhet në mbledhje: Çfarë po ndodh në dy salla

“Sot futem si anëtar i këtij komisioni. Janë të gjithë të barabartë. Ato do jua komunikojmë pas mbledhjes.”

Ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij janë duke u futur në selinë e Partisë Demokratike. Gjithçka ka ndodhur pas një mbledhjeje që ata shqyrtuan vendimet që morën.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se do të bëjnë mbledhje. “Janë që të gjithë të barabartë mes të barabartëve”, tha Berisha.

Vendimet që do të merren Berisha tha se do të komunikohen pas mbledhjes që do të zhvillohen.

Pasi u futën në seli, Berisha tha se do të zhvillonin një mbledhje aty, por nuk ka gjetur asnjë karrige.

Përballë kësaj situate, Berisha tha: Lulzim Basha është aq i çmendur pas karrigës së tij, s aka mbledhur të gjitha karriget.

Në lidhje me këtë, deputetja e PD-së Ina Zhupa, e futuar në ABC Live tha se karriget janë përdorur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë që Berisha u fut në seli, aty ndodhej edhe Lulzim Basha duke zhvilluar një mbledhje me Këshillin Kombëtar. Mbështetësit e Berishës dhe të Bashës ndodhen vetëm pak metra larg njëri-tjetrit.

Për momentin nuk ka përplasje fizike mes tyre, ndërsa jashtë janë dhjetra mbështetës të Berishës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!