Lituania vendos ndërtimin e gardhit me gjemba në kufirin me Bjellorusinë

schedule21:04 - 10 Gusht, 2021

schedule 21:04 - 10 Gusht, 2021

Parlamenti i Lituanisë ka votuar për të ndërtuar një gardh në kufirin me Bjellorusinë për të ndaluar hyrjen emigrantëve të paligjshëm. Më shumë se 4,000 emigrantë kanë hyrë ilegalisht në Lituaninë anëtare të BE -së nga Bjellorusia këtë vit,  një numër rekord.

Zyrtarët lituanezë akuzojnë Bjellorusinë për zbarkimin e emigrantëve të cilët më pas nisen drejt kufirit,  pretendim ky që Bjellorusia e mohon.

Ndihma e Lituanisë për aktivistët e opozitës bjelloruse ka zemëruar Presidentin, Aleksandër Lukashenko, përcjell abcnews.al.

Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej në qershor të këtij viti pasi Bjellorusia detyroi një avion të kompanisë Ryanair që shkonte në Lituani për të devijuar në Minsk dhe arrestoi një gazetar të opozitës bjelloruse dhe të dashurën e tij në bord. BE -ja forcoi sanksionet një muaj më vonë.

Që atëherë ka pasur rritje të emigrantëve jashtë BE-së që kalojnë nga Bjellorusia në Lituani, Letoni dhe Poloni, duke bërë presion mbi BE-në për të ndërmarrë veprime.

Letonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufirin e saj me Bjellorusinë, ku planifikon të forcojë patrullat. Masa autorizon rojet kufitare që të kthejnë emigrantët ilegalë me forcë.

Lukashenko, megjithatë, u zotua të hënën se Bjellorusia nuk do të pranojë emigrantë nga fqinjët e saj baltikë. Lituania synon të ndërtojë një gardh metalik me gjemba 4 metra rroje në kufirin me Bjellorusinë. Pritet të kushtojë rreth 152 milion euro.

“Pa këtë barrierë fizike, është e pamundur të mbrojmë kufijtë tanë, është shumë e qartë,” tha Ministrja e Brendshme Agne Bilotaite për agjencinë e lajmeve Reuters. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!