Lituania ndalon blerjen e energjisë nga Rusia

schedule01:04 - 23 Maj, 2022

schedule 01:04 - 23 Maj, 2022

Lituania ka vendosur që nga 22 maji të ndalojë importimin e energjisë nga Rusia.

Ministri i saj i Energjisë tha se blerjet e gazit, naftës dhe energjisë elektrike nga Moska po ndaleshin për të treguar “solidaritet” me Ukrainën dhe për të shkurtuar fondet për “makinerinë ruse të luftës”.

Ai shpreson se kërkesat për energji elektrike mund të plotësohen nëpërmjet prodhimit vendor të energjisë së gjelbër.

Lituania, një ish-shtet sovjetik dhe një anëtar i NATO-s, është një aleat i fortë i Ukrainës.

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës, Rusia vazhdon të sigurojë karburant për shumë vende evropiane.

Megjithatë, furnizimi me gaz i Finlandës u ndërpre dje pasi ajo refuzoi kërkesën e Moskës për të paguar në rubla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!