Lituania: Lukashenko mund të heqë dorë nga pavarësia e vendit të tij, për t’u integruar në Rusi

schedule22:46 - 7 Shtator, 2020

schedule 22:46 - 7 Shtator, 2020

Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, është shprehur se Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, mund të heqë dorë nga pavarësia e vendit të tij, dhe të nënshkruajë marrëveshje për integrim të thellë me Rusinë.

Sipas medieve të huaja, presidenti rus, Vladimir Putin, për shumë vite ka kërkuar lidhje të ngushta me Bjellorusinë, derisa edhe muajin e kaluar hodhi idenë që të dyja vendet të operojnë si një shtet i unifikuar.

Ndërkohë, Lukashenko në të kaluarën nuk ka pranuar lëvizje të tilla duke e akuzuar edhe Rusinë se dëshiron ta “gëlltisë” vendin e tij.

Bjellorusia prej javësh po përballet me protesta të dhunshme për shkak të rezultatit të zgjedhjeve, ku doli sërish fitues presidenti aktual. 

“Rusia mund ta përfundojë shpejt atë që nuk ishte në gjendje ta kryejë për 20 vite”, ka thënë Linkevicius./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!