Lituania ka njoftuar se do të ndërtojë një barrierë në kufirin me Bjellorusinë dhe do të vendosë trupa për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në territorin e saj.
Marrëdhëniet midis Minsk dhe Vilnius janë tensionuar pas arrestimit të disidentit bjellorus Roman Protasevich. Ndërkohë në vitin 2020, rojet kufitare lituaneze arrestuan 81 emigrantë të paligjshëm që vinin nga Bjellorusia./abcnews.al