Deputeti socialist, Petro Koci i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se do të vijojë të japi kontributin e tij në Partinë Socialiste, ndonëse është skeptik për emrin e tij në listë të hapur.
“Unë nuk besoj se ndodhem në listë të hapur.Nuk kam një zonë, sepse një deputet që ka një zonë ka një bazë. Unë do punoj për PS por nuk besoj se jam në listë. Ata që kanë një zonë kanë një arsye më shumë për të kandiduar.”, u shpreh ai për Real Story. / abcnews.al

