“Listat e hapura, interes politik”/ Kume për votën e diasporës: Ka rëndësi për reformën, të plotësohen boshllëqet

schedule13:37 - 13 Nëntor, 2023

schedule 13:37 - 13 Nëntor, 2023

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC News” foli për propozimet për listat e hapura si edhe depozitimin e nismave në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ai theksoi se listat e hapura kanë një interes të madh politik. I ndalur tek votimi i emigrantëve, Kume theksoi se gjithçka varet nëse politika ka apo jo vullnet t’i japë zgjidhje çështjeve.

“Propozimet e zotit Alibej janë të fokusuar në  3 çështje dhe se duhet të trajtohen me kujdes. Sot kështu siç është legjislacioni ka hapësira për t’u përdorur nga garuesit, dukke mos ndikuar pozitivisht. Pra problemi i sistemit zgjedhor si edhe hapjes së listave është me rëndësi që të trajtohet. Por se si duhet të zgjidhen problemet ka mendime të ndryshme, dhe pjesë e tyre janë ato të propozuara nga Alibeaj. Për funksionimin sa më të mirë të demokracisë duhet të ketë zgjidhje dhe ne kemi këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme që të trajtohen. Listat e hapura ne i kemi për përcaktuara si kusht tashmë kushtetues.  Kjo kërkesë e Kushtetutës, ashtu siç u pasqyruar në legjislacionin zgjedhor dhe tregoi se ato që realizuan këto ndryshime, nuk kishin synim që të shfrytëzonin atë çfarë sjell hapja e lista në të mirë të demokracisë. Pra kjo është konsideruar, gjykuar dhe vlerësuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Sot, klasa politike është në presionin e kërkesës ulëritëse për zhvillimin sa më të mirë të demokracisë së vendit tonë. Politikisht ky është problem shumë i rëndësishëm, që duhet të zgjidhet në mirëfunksionimin të demokracisë. Një tjetër problem i kësaj çështje është sistemi. Nuk e di se sa mund të realizohet një propozim i tillë. U tha që të ketë përfaqësim dhe votë të barabartë. Nëse do të hapet 100% lista dhe do të veprohet siç është kërkuar, mandatin e merr kandidati i listës që merr më shumë vota.

Një tjetër kërkesë me rëndësi është votimi i emigrantëve. Ne legjislacionin e kemi, ka boshllëqe. Gabimisht në KQZ është krijuar perceptimi se është në dorë të Celibashit, por nuk asgjë në dorë ai, nuk është ai që e realizon. Në KQZ është rregullatori ai të cilit Celibashi i përgatit letrat dhe ai merr vendimin, por rregullatori pra është politika. Pra e gjitha është nëse ka apo jo vullnet politika për të bërë ato që janë thënë deri më tani”, është shprehur ndër të tjera Kristaq Kume.

/abcnews.al/