Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lista Serbe nuk mund të bllokojë Kuvendin”, Osmani: Kushtetuesja ta ketë parasysh në vendimin për konstituimin

schedule15:35 - 9 Shtator, 2025

schedule 15:35 - 9 Shtator, 2025

Askush nuk mund ta këtë të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit, as Lista serbe që kërkon të bllokojë ngritjen e institucioneve ne Kosove për hir të një nënkryetari.

Ky është qëndrimi i presidentes se Kosovës Vjosa Osmani, pas kërkesës së partisë politike të Beogradit, drejtuar organit më të lartë të drejtësisë, për ta quajtur jokushtetuese konstituimin e kuvendit me arsyetimin se ende nuk është zgjedhur nënkryetari i peste qe i takon komunitetit serb ne vend.

Osmani beri kështu publik komentet që i ka dorëzuar ne Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se kuvendi nuk duhet te bllokohet. Një bllokim i tille do te krijonte precedentë për bllokim të mëtejshme në një tjetër situatë.

Prej ditësh nga radhët e VV të drejtuar nga Albin Kurti ka nisur një sulm i orkestuar ndaj Kushtetueses, duke e cilësuar atë si institucionin që po bllokon ngritjen e qeverise se re madje duke e paralajmëruar se veprime te pamatura mund te quhen tradhti kombëtare.

Lidhur me këto sulme nuk kane munguar as reagimet nga ndërkombëtaret. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje politikanëve që të përmbahen nga tendencat për ndërhyrje në gjyqësor.

Reagim ka pasur edhe nga vet Kushtetuesja. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për “deklarimet e pamatura të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë”.

Kushtetuesja ja ka ndaluar deri me 30 shtator kuvendit çdo veprim që mund të çojë në formimin e qeverisë së re, edhe pse çdo lëvizje të çon në skenarin se për qeverinë e re do te mendohet vetëm pas zgjedhjeve lokale.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!