Lista Serbe nuk hyn në zgjedhjet në veri të Kosovës pa u formuar Asociacioni

schedule16:32 - 20 Mars, 2023

schedule 16:32 - 20 Mars, 2023

Përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë thënë ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, se partia nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës derisa të formohet Asociacioni dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

Lista Serbe ka njoftuar se delegacioni i asaj partie, i kryesuar nga presidenti Goran Rakiç dhe nënkryetarët Dalibor Jevtiç dhe Igor Simiç, janë takuar sot me Hovenijer, shkruan N1.

Ata shprehen qëndrim të qartë kundër pjesëmarrjes në zgjedhje, deri në plotësimin e kërkesave për të cilat u larguan nga institucionet e Kosovës.

“Ky është formimi i unionit të komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.